Dyshja e njohur nga “Big Brother Vip Albania”, Krisa dhe Tiri, po bëjnë një rikthim të bujshëm në ekran, këtë herë në një rol krejt të ri. Çifti, që prej kohësh është në një lidhje dashurie, do të shfaqet çdo mëngjes në MCN TV, ku do të ndajë studion me prezantuesen Romina Braho.
Ky hap është një sfidë e re në karrierën e tyre, pasi formati i mëngjesit kërkon energji, spontanitet dhe një lidhje të ngrohtë me shikuesit.
Për Krisën, prezantimi nuk është një eksperiencë e panjohur. Ajo ka moderuar më parë një program të ngjashëm në RTSH, duke fituar eksperiencën e parë në drejtimin e një emisioni të përditshëm. Ndërsa për Tirin, ky do të jetë debutimi i tij si prezantues, pas suksesit në reality show, ku u pëlqye nga publiku për stilin dhe karizmën e tij.








