Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Nga dëmtimi i përhershëm deri tek kanceri, këto janë rreziqet e thonjve me xhel

20/07/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga dëmtimi i përhershëm deri tek kanceri, këto janë rreziqet e thonjve me xhel

Thonjtë me xhel janë një ndër shpikjet e viteve të fundit, për të cilat femrat janë gëzuar shumë.

Praktikë, të bukur dhe që zgjasin të paktën dy javë, duke të kursyer shumë kohë, ata tregojnë dorën shumë femërore në çdo moment. Por dermatologët thonë se xheli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të thonjve, madje rrit edhe rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por më shumë sesa xheli, duket se “fajtore” është furra ku piqen shtresat që vendosen mbi thonj.

Ekspertët thonë se rrezet UV që dalin nga furra kanë efekte anësore të rrezikshme. Dëmi që i shkaktojnë lëkurës llambat UV është i njëjtë me atë që shkakton solari. Dermatologët thonë që femrat duhet ta marrin parasysh këtë rrezik dhe në çdo seancë të trajtimit të thonjve në këtë mënyrë të lyejnë lëkurën e duarve me krem kundër diellit. Vëmendja ndaj llambave UV në sallonet e manikyrit u rrit pas zbulimit të kancerit të lëkurës te dy gra që ishin ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj këtyre rrezeve, shkruan “intv.al”,

Ato nuk kishin histori të kancerit të lëkurës në familjen e tyre dhe nuk ekspozoheshin në diell pothuajse fare për shkak të punës. Gjithashtu, shtresat e xhelit mund të mbulojnë infeksione apo tumore, duke vonuar diagnostikimin, gjë që zvogëlon mundësinë e shërimit. Përfundimisht, nëse doni duar të bukura me thonj që shkëlqejnë dhe kanë formë të bukur gjatë gjithë kohës, mendoni edhe efektet anësore. Në rastin më të mirë, mund të përfundoni me lëkurë duarsh të rrudhur dhe me njolla






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Frutat e domosdoshme për organizmin në këto ditë të nxehta

Frutat e domosdoshme për organizmin në këto ditë të nxehta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera