Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga djalë në vajzë: Robert De Niro ka dy fjalë për vajzën e tij transgjinore!

01/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga djalë në vajzë: Robert De Niro ka dy fjalë për vajzën e tij transgjinore!

Robert De Niro ka folur për herë të parë publikisht pas rrëfimit të vajzës së tij, Airyn, e cila u deklarua transgjinore në një intervistë për revistën Them, të martën më 29 prill.





“E kam dashur dhe mbështetur Aaron-in si djalin tim, dhe tani e dua dhe mbështes Airyn-in si vajzën time. Nuk e kuptoj pse bëhet kaq zhurmë,” tha aktori i njohur për People. Airyn, sot 29 vjeçe, është një nga shtatë fëmijët e De Niros dhe binjake me Julian, nga lidhja e tij me aktoren Toukie Smith.

Në intervistën e saj, Airyn foli për rrugëtimin personal, duke përshkruar se si ishte të rritej mes ndjesisë së mospërputhjes dhe presioneve të jashtme për të qenë dikush që nuk ishte.


“Gjithmonë më thoshin që isha ose shumë, ose jo mjaftueshëm për diçka: shumë e madhe, jo mjaftueshëm e dobët. Jo mjaftueshëm e zezë, jo mjaftueshëm e bardhë. Shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore,” rrëfeu ajo. “Asnjëherë nuk më thanë thjesht: ‘Je tamam ashtu siç je.’”

Që nga nëntori i kaluar, ajo ka nisur terapinë hormonale dhe është angazhuar për të qenë një zë për ata që ndihen të padukshëm në shoqëri. Airyn theksoi se dëshiron të jetë shembull për të tjerë që ndihen të përjashtuar nga modelet tradicionale.

“Do të doja të isha frymëzim të paktën për një person si unë — që është i zi, queer, me trup më të madh, dhe që nuk përputhet me imazhin e modeles klasike,” tha ajo.

Krahas aktivizmit, ajo po ndjek studimet për t’u bërë këshilluese e shëndetit mendor, me fokus te komuniteti LGBTQ+ dhe njerëzit me ngjyrë.

Për ata që e kritikojnë si “nepo baby”, Airyn përgjigjet me bindje:

“Babai gjithmonë na ka nxitur të ndjekim rrugën tonë. Dua që çdo sukses i imi të vijë nga meritat e mia.”

Robert De Niro është baba i shtatë fëmijëve: Drena (53) dhe Raphael (48) me ish-bashkëshorten Diahnne Abbott; Julian dhe Airyn (29) me Toukie Smith; Elliot (27) dhe Helen Grace (13) me ish-gruan Grace Hightower; dhe vogëlushja Gia, 2 vjeçe, me partneren aktuale Tiffany Chen.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Next Post
Ky ishte banori më pak inteligjent i BBV4, sipas Arbër Hajdarit!

Ky ishte banori më pak inteligjent i BBV4, sipas Arbër Hajdarit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera