Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Nga dobësimi e deri tek seksi, ja si ndikon akullorja në shëndetin tonë

24/06/2017
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga dobësimi e deri tek seksi, ja si ndikon akullorja në shëndetin tonë

Nuk ka më mirë se një lugë freskuese akulloreje krokante ose prej luleshtrydhesh shumë të kuqe në një ditë të nxehtë vere, por nëse jeni shumë të vetëdijshëm në lidhje me shëndetin, mund të konsumoni akullore pavarësisht stinës.





Po nëse ju themi që nuk është aspak e dëmshme për shëndetin? Në fakt, nëse konsumohet në mënyrë të moderuar, akullorja ka disa dobi surprizuese shëndetësore.

Më poshtë ju sjellim pesë arsyet kryesore pse akullorja është e dobishme për shëndetin.


 Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Nëse e shmangni akulloren sepse nuk doni të shtoni peshë, mund t’ju ndryshojmë mendjen. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Nutrition në Amerikë zbuloi se gratë që konsumonin të paktën një produkt të përditshëm të qumështit me yndyrë të plotë, të tillë ai akullorja, shtonin më pak peshë se ato që bënin të kundërtën. Tani, kjo nuk do të thotë që ju mund të uleni dhe të boshatisni një tas të tërë çdo natë duke pritur humbjen e peshës. Por një gjysmë filxhani akullore me vanilje ose çokollatë, i cili ka rreth 140 kalori, 7g yndyrna dhe 14g sheqer, mund të jetë një pjesë e arsyeshme e dietës suaj.

Mund të ndihmojë kundër infertilitetit.

Ja një arsye pse femrat mund të kënaqen me akullore! Një studim i Harvardit i botuar në revistën Human Reproduction sugjeron që konsumimi i qumështit me yndyrë ose konsumimi i akullores mund të shtojë mundësitë për të patur një fëmijë. Studimi vuri në dukje zakonet e të ngrënit të më shumë se 18.000 grave të moshave ndërmjet 24 dhe 42, shkruan “Bota sot”. Gratë që konsumonin akullore me yndyrë të plotë dy ose më shumë herë në javë kishin një rrezik 38% më të ulët të infertilitetit të lidhur me ovulacionin sesa femrat që konsumonin akullore më pak se një herë në javë.

Përmban ushqyes të rëndësishëm.

Nuk e mohojmë që akullorja nuk është saktësisht një ushqim i shëndetshëm. Përbërësit kryesorë janë kremi, qumështi, sheqeri dhe aromatizuesit. Duke patur këtë parasysh akullorja e furnizon trupin me një pjesë të vogël të ushqyesve kyç, duke përfshirë kalçiumin, fosforin, kaliumin dhe vitaminën B. Ajo gjithashtu siguron një sasi të mirë të proteinave, e cila është e rëndësishme në riparimin e indeve dhe rritjen e qelizave.

Ju bën të buzëqeshni.

E keni pyetur veten pse ndiheni pak më të lumtur pas çdo luge akullore? Nuk ndodh kështu vetëm për shkak të shijes së mirë. Studiuesit e Institutit të Psikiatrisë në Londër gjurmuan aktivitetin e trurit të njerëzve që konsumonin akullore me vanilje. Sapo gëlltitën akullore, te pjesëmarrësit u vu re një efekt i menjëhershëm në një zonë të trurit të quajtur korteks orbitofrontal, një qendër kënaqësie që aktivizohet kur njerëzit kënaqen.

Mund të përmirësojë seksin.

Keni nevojë për pak shtysë në këtë aspekt? Akullorja mund të jetë përgjigjja e duhur për ju. Kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të kalçiumit dhe fosforit, të cilët ndihmojnë në ndërtimin e rezervave të energjisë së muskujve dhe në rritjen e dëshirës seksuale. Për një grua shija e vaniljes do të ishte më e mira. Një studim i Fondacionit Smell and Taste Treatment and Research të Çikagos zbuloi se njerëzit nxiteshin seksualisht kur nuhasnin aromën e vaniljes.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Ylli i serialit “Friends” i thotë lamtumirë “filler”-ave: Jam prapë natyrale, tani dua një fëmijë

Ylli i serialit "Friends" i thotë lamtumirë "filler"-ave: Jam prapë natyrale, tani dua një fëmijë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera