Butrint Imeri u vu në qendër të vëmendjes që prej natës kur postoi foton e Kiarës, ish-partneres së tij në “story” me shenjën e kurorës, duke treguar kështu se është mbështetës i saj.
Të martën të gjithë aluduan se këngëtari do të futej surprizë në shtëpinë e “BBV”.
Megjithatë kjo nuk ndodhi por Butrinti ka premtuar një surprizë për të shtunën, kur edhe është spektakli i radhës dhe aludimet u rikthyen sërish.
Përmes një postimi në “Instagram” ai thotë:
“Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”.
Dhe sërish lind pyetja 1 milion dollarëshe.
A do të hyjë Butrinti në shtëpinë e “Big Brother Vip”?









