Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York, ku tërhoqi vëmendjen me energjinë e saj tërësisht të re krahasuar me disa muaj më parë. Në disa foto që qarkullojnë online, Simaku u shfaq e veshur me një pelush të zi, duke shprehur elegancë dhe ngrohtësi. Krah saj ishte edhe sipërmarrësi Elton Ilirjani.
Ikona e muzikës shqiptare mori pjesë në shfaqjen e modës nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa, duke treguar jo vetëm ndjeshmërinë e saj për modën, por edhe forcën e karakterit. Së fundmi, Ilirjani ka ndarë lajmin se Simaku sapo ka lënë spitalin, ku ka qëndruar për disa ditë për trajtim. Megjithatë, ajo është tashmë në gjendje më të mirë shëndetësore, por vazhdon me trajtimet e nevojshme.