Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner! 05/01/2026
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa! 04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin 04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin 04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri 04/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga “Ferrari” te “Bentley”, ky është shqiptari që furnizon pasanikët e botës me makina superluksoze

30/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga “Ferrari” te “Bentley”, ky është shqiptari që furnizon pasanikët e botës me makina superluksoze

Ferrari, Laborghini, Rolls Royce apo Bentley janë supermakinat që mund t`i blini në butikun e makinave superluksoze të Berat Mehmedit. Vetura më e shtrenjtë që ai ka shitur është një Lamborghini Aventador SV Roadster për një shumë prej 799 mijë frangave zvicerane. Blerësi i kësaj makine të limituar në 500 copë ishte një japonez nga Tokio, kujton pronari shqiptar i garazhit  Sportcar Connection, Berat Mehmedi. Ky djalë me prejardhje nga Gostivari ka ngritur një shtëpi veturash që më tepër i ngjan një butiku luksoz që kujdeset për t’ua plotësuar qejfet burrave të pasur me lodrat e tyre të preferuara, makinat superluksoze, raporton “albinfo.ch”. Por, makinat më të kërkuara në garazhin Sportcar Connection janë Ferrari dhe Rolls Royce, plotëson ai. Klientët janë koleksionues e burra të pasur që kanë pasion veturat luksoze. Në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët, por ata janë më të rrallë, thotë Berati.





“Në mesin e klientëve të mi nga bota shqiptare, më shumë i kërkojnë makinat Lambot, por nuk mungojnë kërkesat edhe për Mercedes AMG“.

Nga vip-at shqiptarë që Berati i ka shokë e mysafirë të shpeshtë janë aktori i njohur Blerim Destani, i cili ka blerë një Maserati në garazhin e tij. Kurse miku i tij i afërt reperi i njohur Noizy, i merr në shfrytëzim makinat e Berati për të incizuar videoklipe për këngët që ai i nxjerr në treg. Dy futbollistët e përfaqësueses zvicerane, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, janë po ashtu miq të Beratit që mund t`i takoni tek ai sa herë ata kthehen për vizitë në Zvicër. Për Admirin thotë së është i pasionuar pas Mercedesit SL kurse Pajtimi i do makinat  Rolls Roys, tregon 32 vjeçari, i cili për vete nget një xhip të rrallë të markës Mercedes G-Class që kap shumën 250 mijë franga


Berati ka mbi 10 vite që është inkuadruar në biznesin e shitblerjes së veturave luksoze në qytetin Frauenfeld të Zvicrës duke realizuar kështu ëndrrat e fëmijërisë.

“Mua më janë realizuar jo vetëm ëndrrat e vogla të fëmijërisë, por edhe ëndrrat e mëdha“, plotëson Berati i cili shet 250 deri në 300 vetura në vit.

Makinat speciale nuk hidhen për shitje në tregun online, thotë Berati. “Ato shiten përmes lidhjeve pa u publikuar në internet. Mesatarja e veturave që mban ai në garazh, sillet nga 35 deri në 50, të gjitha prej tyre janë vetura luksoze dhe superluksoze me një vlerë deri në pesë milion franga.

Lamborghini prej 799 mijë frangash

“Merreni me mend“, thotë ai, “kur bëhet fjalë për modele të veturave të limituara nga ato superluksozet, klientët vijnë nga skaji i botës për t’i blerë. Sivjet kisha një blerës japonez që erdhi nga Tokio për ta blerë Laborghinin e modelit të limituar në vetëm 500 copë për një çmim prej 799 mijë frangash. Madje prej tyre kam shitur dy“, tregon Berati.

7654321

Tags: luksMakinatshqiptari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner!
Breaking News

“Të dua”, Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner!

05/01/2026
“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa!
Breaking News

“Të ndash është të duash”, Sara Karaj na dha një mesazh të veçantë këto festa!

04/01/2026
“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin
Breaking News

“E dua…”/Ç’po ndodh? Miri në lot pasi e ndanë nga krevati me Selin

04/01/2026
Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin
Breaking News

Gruaja e Mirit reagon për herë të parë pas videos me Selin

04/01/2026
Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri
Breaking News

Loja sapo fillon! Zbulohen rolet e Kiarës dhe Luizit në filmin e ri

04/01/2026
“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje?
Breaking News

“E kam njohur jasht…”/ Brikena sqaron deklaratën e famshme: A ka qenë ndonjëherë në lidhje?

04/01/2026
Next Post
“Rroftë e qoftë Lala Gjoni”; Njihuni me familjen e këngëtares shqiptare, sot grua e nënë e lumtur

"Rroftë e qoftë Lala Gjoni"; Njihuni me familjen e këngëtares shqiptare, sot grua e nënë e lumtur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera