Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është bërë baba për herë të tretë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emblema, një emër me kuptim të thellë simbolik.
Artisti e ndau lajmin e bukur me ndjekësit e tij përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku shprehu falënderim ndaj Zotit për këtë dhuratë të çmuar. Në fjalët e tij prekëse, Gold AG tregoi se përveç gëzimit të prindërimit, kjo ditë ka edhe një rëndësi të veçantë për të, pasi përkon me datën e lindjes së babait të tij të ndjerë.
“Unë dhe Ermira u bëmë prind për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër”, shkruan ai, duke iu referuar edhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj. “Çika e babit o gëzimi jonë, babi emrin po ta lo EMBLEMA… dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta,” vijon ai në dedikimin prekës.
Përmes këtij postimi, Gold AG njëherësh përcjell dashurinë për familjen, përkushtimin ndaj fëmijëve dhe lidhjen e fortë me figurën e babait dhe vlerat kombëtare.