Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga historitë tronditëse, te sherret dhe te deklaratat e dashurisë, ç’ndodhi mbrëmë në BBV

08/01/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga historitë tronditëse, te sherret dhe te deklaratat e dashurisë, ç’ndodhi mbrëmë në BBV

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP”  ka qenë e mbushur me emocione. Një nga momentet më prekëse ishte kur Efi tregoi historinë e saj abusive të dashurisë.





Historia e Efit: Unë u dashurova me dike në moshë të vogël , aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten , derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë. Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime  e vuante shumë. Në heshtje kam tentuar vetëvrasjen. Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq.  Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto.  Jam pishman për vitet që i humba vetes time, por unë kam një familje të mrekullueshme, e kam kuptuar vlerën  tuaj, nuk e imagjinoj dot veten pa ju. Më falni, do përpiqem t’ju bëj krenarë!

Pas këtij momenti, banorja u surprizua nga e ëma.


Nga ana tjetër Tea dhe Olta u përfshinë në një sherr. Tea ka pretenduar se Olta i ka thënë se Genti ia ka bërë me gjeste, mirëpo aktorja e ka mohuar. Kaq është dashur që mes tyre të ngrihen tonet e zërit.

Ndërkohë Vëllai i Madh ka dënuar banorët pasi ata kanë thyer rregullin e formatit duke diskutuar nominimet.

“Jeni treguar moskokëçarës për rregulloren. Ju keni thyer rregullin kryesor të formatit. Kështu që nga nesër do të keni ujë  vetëm 20 minuta në ditë, do njoftoheni nëpërmjet gongut për kohën kur vjen dhe ikën ujin, për të gjitha funksionet që ju duhet”, u tha Arbana.

Gjatë spektaklit nuk munguan dhe deklaratat e dashurisë, ku Kiara për herë të parë pranoi se Luizi po ja bën këtë eksperiencë më të bukur.

Kiara: Sigurisht që kjo është lojë dhe kemi hyrë vetëm. Por sigurisht që po të thoja që s’më bëhet qejfi do ishte gënjeshtër se Luizi po ma bën këtë eksperiencë edhe më të bukur. Unë me Luzin kam krijuar një mur, por këtë e  bëj dhe jashtë se dua kohë ta njoh dikë.

Banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme ishte Herion Mustafaraj. Para se të largohej, ai kishte një mesazh për banorët. “Uroj që kjo shtëpi të gjej paqe nga mashtrimet dhe intrigat këtu brenda!”, tha aktori.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Next Post
Aktorja e njohur ka zbuluar kurën kundër akneve dhe i habit të gjithë

Aktorja e njohur ka zbuluar kurën kundër akneve dhe i habit të gjithë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera