Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg!  09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Inva Mula tek Ben Blushi, këta janë disa nga VIP-at shqiptarë që besojnë në supersticione

02/04/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Inva Mula tek Ben Blushi, këta janë disa nga VIP-at shqiptarë që besojnë në supersticione

Supersticionet kanë ekzistuar që me lindjen e njerëzimit dhe janë përcjellë deri në ditët e sotme. Supersticioni është diçka shumë subjektive, por të gjithë personat që besojnë në të tilla gjëra janë të sigurt se fati i tyre mund të ndryshojë për mirë ose për keq falë supersticioneve. Jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe personazhet e njohur shpeshherë i tremben të tilla gjërave dhe për t’ju shmangur fatit të keq kryejnë disa rituale. Por se cilët janë disa nga supersticionet e VIP-ave shqiptarë e zbuloni më poshtë.





Inva Mula

Në një intervistë në emisionin “Studio e hapur”, sopranoja e njohur ka treguar se futet gjithmonë me këmbën e djathë në skenë ose vesh gjithmonë këpucën e këmbës së djathtë. “Kam një ritual që futem me këmbë të djathtë gjithmonë në skenë, ose vesh kostumin, vesh këpucën e kostumit gjithmonë me këmbën e djathtë.”, – ka treguar Inva.


Floriana Garo

Në një intervistë gjatë shtatzënisë së saj për “Revista Who”, bukuroshja Floriana Garo ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë publike shtatzëninë që në muajt e parë, sepse është supersticioze. “Mendoja që gjithçka mund të ndodhte në muajt e parë dhe doja të isha e qetë, jashtë vëmendjes së njerëzve për këtë rast.”, – ka rrëfyer ajo.

Olta Boka

Shumë vite më parë, këngëtarja e njohur ka treguar se duke qenë se është supersticioze nuk i pëlqen t’i tregojë paraprakisht planet artistike nëse nuk kanë përfunduar tërësisht. “Jam supersiticioze nuk i them gjërat paraprakisht edhe planet artistike i mbaj sekret. Dëshira për t’iu ruajtur diçkaje të keqe që mund të ndodhë është më e fortë se vetë unë.”, – është shprehur Olta.

Ilva Tare

Tani është nënë e dy fëmijëve, por në emisionin “Why Not”, Ilva Tare ka treguar se nuk dëshiron të zbulojë fytyrën e fëmijëve, sepse është supersticioze. “Do të doja ta evitoja, të mos bija pre e syrit të keq. Nuk e di nëse besoj apo jam e fiksuar”, – ka thënë gazetarja e njohur.

Armina Mevlani

Pavarësisht se Armina duket shumë aktive në rrjete sociale ajo ka treguar se nuk dëshiron të publikojë gjithçka që i ndodh për shkak se beson në supersticione. Madje një unazë që ka marrë njëherë nga Shkëlzeni nuk e ka publikuar për shkak të kësaj gjëje.

Klea Huta

Rreth dy vite më parë u tha se ajo do të fillonte aktrimin në Turqi, por kur u pyet për planet e saj, Klea u shpreh: “Nuk dua të jap shumë detaje sepse jam supersticioze dhe më sjellin ters. Por janë disa plane të mia të afërta.”

Luana Vjollca

E vetmja gjë të cilës Luana i frikësohet është kalimi i një maceje të zezë pranë.

Gianni de Biasi

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka thënë se disa vite më parë përpara se të dilte në fushë mbante në duar një hajmali dhe kryente disa rituale për t’i ecur mbarë.

Imazh i ngjashëm

Ben Blushi

Gazetari i njohur në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina” ka treguar se çdo vit që mbaron me numrin 7 i ka ndodhur diçka madhore në jetë. 1987 mbaroi gjimnazin, 1997 kaloi nga gazetaria ne politikë, 2007 filloi të shkruante prozë të mirëfilltë. Gjithashtu ai ka thënë se në momentin që fillon të shkruajë një libër nuk i tregon askujt, sepse ka frikë mos i ndryshohet fabula. /revistawho.com

Tags: Armina Mevlaniben blushifloriana garogianni de biasiIlva Tareinva mulaKlea Hutaluana vjollcaOlta Bokasupersticioze
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka
Breaking News

Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka

09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën
Breaking News

Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën

09/12/2025
Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 
Breaking News

Fjeti me 1 mijë burra në një natë, influencerja e njohur rrezikon 12 vite burg! 

09/12/2025
“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij
Breaking News

“S’ia kthenin mesazhet”, halla e Shpatit zbulon të vërtetën e hidhur pas humbjes së tij

09/12/2025
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!
Breaking News

Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“!

09/12/2025
Next Post
Befason reperi shqiptar: Shkruaj për zemër të thyer, se ashtu e kam vetë

Befason reperi shqiptar: Shkruaj për zemër të thyer, se ashtu e kam vetë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera