Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Isaac, tek Anwar Hadid e Romain Gavras, historitë e dashurisë së Dua Lipës!

04/12/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Isaac, tek Anwar Hadid e Romain Gavras, historitë e dashurisë së Dua Lipës!

Një ditë më parë u bë i ditur lajmi se Dua Lipa u nda me  regjisorin Romain Gavras, le t’u hedhim një sy të gjitha lidhjeve publike që këngëtarja me famë botërore ka pasur ndër vite.





Isaac Carew

Lidhja e saj e parë zyrtare është me britanikun Isaac Carew. Çifti filloi të dilnin në vitin 2015 dhe u ndanë në shkurt të 2017-ës. Megjithatë në maj të 2018-ës, të dy u panë sërish bashkë në Londër teksa ai i kishte vënë krahun te shpatulla këngëtares. Ai po ashtu iu bashkua Duas dhe familjes së saj në Met Gala-në e 2019-ës, por fundi i ndarjes kishte ardhur.


Paul Klein

Lipa ka dalë dhe me muzikantin Paul Klein, lideri i grupit muzikor “Lany”. Lidhja e tyre ka zgjatur vetëm 5 muaj. Ata u ndanë në janar të 2018-ës, kohë kur Klein deklaroi se fshiu llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ai tha “ndiej sikur më ka dalë zemra nga vendi, por jam i lumtur që po bëj këngë në këtë situatë.” Në një intervistë për Harper’s Bazaar në korrik të po atij viti, Klein foli dhe më shumë për këtë lidhje të shkurtër, por që atij i kishte lënë shumë shenjë. Ai theksoi se e kishte mbaruar albumin “Malibu Nights” 50 ditë pas ndarjes. “S’kam ndjerë kurrë një dhimbje të tillë, nuk dua të bëj drama…por mendoj se kam dashuruar për herë të parë në jetën time, s’isha ndjerë kurrë kështu”, tha Klein. Kur Dua u pyet për albumin e Klein ajo u shpreh: Nuk e kam dëgjuar!

Anwar Hadid

Me Anwar Hadid, Dua Lipa ka pasur lidhjen e saj më të gjatë romantike. Ata u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së Gigi-t (motrës së Anwar) në Malibu të Kalifornisë, në qershor të 2019-ës. Për herë të parë u shfaqën bashkë publikisht gjatë Javës së Modës në New York, e më pas në tapetin  ekuq të Amerikan Music Awards. Gjatë periudhës së pandemisë, Dua dhe Anwar shpenzuan shumë kohë sëbashku. Në prill të 2020, këngëtarja u shpreh për “People” se ndihej shumë rehat me partnerin. “Po mësojmë shumë për njëri-tjetrin”, tha Dua. Në përvjetorin e parë të lidhjes, ata adoptuan një qen që e quajtën Dexter. Teksa çdo gjë dukej në rregull, pas 2 vitesh e gjysmë bashkë ata morën një pauzë. Kjo e fundit rezultoi ndarje përfundimtare sepse në qershor të vitit të shkuar, Lipa ndau një fotocover-in e Vogue në të cilin shkruhej: Kapitulli i ri i jetës ka të bëjë vetëm me mua.

 

Jack Harlow

Reperi Jack Harlow ka realizuar një këngë të titulluar “Dua Lipa” në të cilën ai thekson se do më shumë se një tipar te një femër. Në maj të vitit 2022, ai tha se e ka telefonuar Dua-n për t’i marrë aprovimin për këngën. “Nëse ajo do thoshte jo e urrej, nuk dua ta publikosh, nuk do  e bëja. Por ajo tha, nuk është kënga ime kështu që është në rregull”, u shpreh Harlow. Kur e pyetën se a i pëlqen Dua, ai tha: E admiroj! Atë dhjetor u tha se Dua dhe Harlow kishin dalë disa herë bashkë, por gjithçka u shua kur në fillim të këtij viti, këngëtarja konfirmoi lidhjen me Gavras.

Romain Gavras

Në shkurt të këtij viti, Dua u pa në BAFTA në Londër me një burrë misterioz  i cili më vonë u identifikua si Romain Gavras. Ky i fundit kishte qenë i lidhur 5 muaj me këngëtaren tjetër shqiptare Rita Ora, me të cilën e përfundoi me konflikte marrëdhënien. Gavras dhe Lipa dolën hapur sëbashku në Festivalin e Kanës në 19 Maj të këtij viti. Ata pozuan në tapetin e kuq krejtësisht të lumtur. Por siç duket as kjo romancë nuk zgjati shumë! Sapo është konfirmuar ndarja e tyre, ndërsa Romain e ka cilësuar Dua-n “të varur nga puna.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Next Post
7 çantat që do t’i shihni kudo gjatë dimrit!

7 çantat që do t'i shihni kudo gjatë dimrit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera