Olta Gixhari është rikthyer në ekran për një intervistë në “Ëake up” mëngjesin e sotëm. Olta tregoi se komentet për të nuk e kanë prekur aq shumë sesa talljet kur ajo qau për ikjen e Amosit.
“Amosin e ndjeja si vëlla prandaj qava aq shumë. Kur dola dhe pashë që ishin tallur aq shumë me lotët e mi, më erdhi shumë keq. Nuk më ka ardhur shumë keq kur pashë sa më urrenin dhe sa më kanë bullizuar, por jam prekur shumë në momentin që…”, tha Olta dhe u përlot duke u shprehur: jam shumë e ndjeshme…
Sa i përket Luizit, Olta tha se pretendentin për fitues e ka kursyer shumë herë megjithatë u shpreh skeptike tek dashuria e tij me Kiarën duke thënë se ata nuk kanë kimi.
Olta tregoi se momentalisht ndodhet në Tiranë pasi po merret me disa projekte, por më pas do largohet në Spanjë pasi ka në plan të bëjë një vajzë.
“Këtë periudhë do jem aktive, se kam projekte që do i zbuloj së shpejti, pastaj do zhdukem se do iki të bëj gocën. Kemi plane. Nuk do e lë çunin pa motër. Nëse Zoti më jep dhe një fëmijë tjetër, mezi pres”, tha Olta.








