Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ndau planet për vitin e ri dhe reagoi ndaj disa prej ngjarjeve që kanë trazuar rrjetin kohët e fundit. Një nga temat kryesore ishte deklarata e Bernardit në “Big Brother VIP”, ku ai pranoi hapur orientimin e tij si homoseksual.
Stresi komentoi disa prej banorëve të shtëpisë së famshme dhe shpjegoi si do të kishte vepruar po të ishte pjesë e spektaklit. Për Rozanën, ai tregoi mbështetje të fortë ndaj femrave, duke theksuar: “Si mund të flasësh për të kaluarën e një femre. Do u kisha dalë në mbrojtje, por jo padrejtësisht.”
Ai ironizoi Laertin, duke e quajtur një “patriot” që, sipas tij, “sa pi dy gota vere, fillon e flet greqisht.”
Për Eglin, tha se është një vajzë e kulturuar dhe e sjellshme, ndërsa për Gerta Gixharin e përshkroi si një vajzë me aftësi të mira artikulimi dhe një natyrë çapkëne.
Në lidhje me Amber Candy, Stresi u shpreh se nuk mendon se do të kishte konflikte me të dhe se do ta shmangte. Për Valbona Mhillin, ai tha se e njeh një Valbonë tjetër jashtë shtëpisë dhe e përshkroi si një vajzë shumë të mirë dhe të edukuar.
Reperi gjithashtu foli për G-Bani, të cilin e konsideroi një djalë të drejtë, por i sugjeroi të tregojë më shumë nga vetja. Ndërsa për vajzat e shtëpisë, ai tha se nuk janë në shijet e tij dhe bëri thirrje për një përzgjedhje më të mirë: “Duam goca më të bukura në ‘Big Brother VIP’.”
Në fund, Stresi mohoi çdo flirt apo raport intim me ndonjë nga vajzat e këtij edicioni, duke theksuar: “Jam një djalë që di t’i ndaloj epshet.” Ai shtoi se një veprim i tillë do të ishte i papranueshëm për të.