Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum! 13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin! 13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”! 13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg! 13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3! 13/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Luana tek Eva Murati/ Vajzat e famshme shqiptare që morën vëmendjen e mediave të huaja

04/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Luana tek Eva Murati/ Vajzat e famshme shqiptare që morën vëmendjen e mediave të huaja

“Qielli është limiti” është motoja e çdo njeriu ambicioz. Në gjuhën e ‘showbiz’ do të mund të përkthejej “mediat e huaja janë qielli im”. Për të bukurat e showbiz-it shqiptar, media shiptare nuk mjafton, ajo e huaj është objektivi. Shumë e ëndërrojnë e synojnë, disa edhe ia kanë dalë mbanë. “Revista Who” vendosi t’ju sjellë sot disa nga vajzat e famshme shqiptare të cilat tërhoqën edhe vëmendjen e mediave të huaja dhe një publiku akoma më të gjerë.





Së fundmi mediat e huaja shkruajtën për Luana Vjollcën, pas transformimit të saj si Jennifer Lopez në “Shiko kush luan”. Me rastin e festës së Halloëeen-it, Luana u shfaq në program me një fustan jeshil të J.Lo-s dhe flokët në të njëjtin stil si diva. Për këtë ‘look’ Luana shpenzoi 10,650 euro përfshirë fustanin dhe këpucët. Një revistë në Azerbajxhan i ka kushtuar një artikull moderatores shqiptare ku shkruan se Luana ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fustanin ‘Versace’ si Jennifer Lopez.


“Ajo është Rihanna shqiptare”-kështu shkruanin pak kohë më parë mediat boshnjake për Beatrix Ramosajn. Mediat në fjalë shkruanin se Beatrix i ngjan shumë Rihannës dhe kishin përmbledhur me pak fjalë biografinë e saj. “Beatrix është një nga këngëtaret më të njohura  në Kosovë. Kjo bukuri 25 vjeçare  ka jetuar në Hollandë dhe më pas u zhvendos në Shqipëri. Ajo ka fituar disa çmime në kompeticione  muzikor edhe i ngjan shumë Rihannës. Beatrix është shumë aktive në rrjete sociale ku poston foto nga pushimet”, shkruanin mediat boshnjake.

Balerina shqiptare me famë në Itali, Klaudia Pepa i mahniti të gjithë me pamjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia, një nga eventet më të mëdha ku parakalojnë në tapet të kuq aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota. Mediat prestigjioze “Corriere della sera” apo “Vanity Fair”, i kushtuan artkuj Klaudias duke e cilësuar si një nga të veshurat më bukur të mbrëmjes.

Eva Murati ka marrë vëmendjen e mediave greke. Këto të fundit shkruanin pak kohë më parë se Eva është një vajzat më të bukura të televizionit. Mediat greke theksonin se Eva përpos një moderatore e suksesshme, duket edhe shumë seksi në imazhet që publikon në Instagram.

Portali i njohur i lajmeve në Maqedoni “Kurir”, kohë më parë i kushtoi artikull Viola Spiros. “Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët janë duke ndjekur emision sporti”-shkruante “Kurir”. Brenda artikullit shkruheshin fjalët më të mira për moderatoren duke përmendur bukurinë e saj dhe faktin që është shumë e komentuar.

Reperja Melinda arriti të bëhej pjesë e medias prestigjioze “The New York Times”. Në një artikull, ku përfshiheshin 15 yje europian të muzikës pop, bënte pjesë edhe reperja shqipate. Artikulli niste me historinë e Melindës dhe familjes së saj dhe se si ajo arriti që të bëhej e njohur. “Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet 90’. Ajo ka lindur në Gjermani dhe jetoi atje derisa familja e saj fitoi ‘green cards’ për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo është në të 20-at dhe ka shkuar në Kosovë për të nisur karrierën muzikore”, shkruhej në artikull.

“Uragan”-kështu e quajtën mediat italiane Alketën pas prezantimit të saj në “Sanremo”. Moderatorja shqiptare bëri përshtyje të mirë dhe mori komente pozitive sidomos me italishten e rrjedhshme dhe mediat italiane shkruanin se ajo është një ndër femrat më të shkathta që kanë ndarë skenën me Amadeus./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!
Breaking News

Duhet ta lexojmë patjetër këtë rrëfim të Samantës për periudhën postpartum!

13/03/2026
Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!
Breaking News

Megan Fox rikthehet në Instagram me fotosesion provokues, komenti i ish-it ndez rrjetin!

13/03/2026
Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!
Breaking News

Nga Grammy-t në Hollywood, Billie Eilish përgatitet për rolin e parë si aktore me “The Bell Jar”!

13/03/2026
U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!
Breaking News

U arrestua 2 ditë më parë, gjykata jep vendimin për Gjestin: 30 ditë burg!

13/03/2026
“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!
Breaking News

“The Pussycat Dolls” rikthehet në një turne botëror, por këtë herë janë vetëm 3!

13/03/2026
Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!
Breaking News

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në showbiz!

13/03/2026
Next Post
Në ditën e rëndësishme për popullin amerikan, Rihanna jep këtë mesazh

Në ditën e rëndësishme për popullin amerikan, Rihanna jep këtë mesazh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera