Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Luana tek Zaimina, ja këngëtarët shqiptarë që studiuan për diçka krejt tjetër

12/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Luana tek Zaimina, ja këngëtarët shqiptarë që studiuan për diçka krejt tjetër

Dihet tashmë se tregu muzikor shqiptar është i stërmbushur me këngëtarë, të zhanreve dhe moshave të ndryshme. Por a e dinit, se jo të gjithë kanë studiuar në drejtimin e këngës. Shumica e tyre shfrytëzuan talentin për të kënduar në mënyrë auto-didakte, ndërsa studimet i përfunduan për krejt diçka tjetër. Në vazhdim, ‘Telegrafi’ ka sjellë disa emra të njohur të skenës sonë, të cilët mbaruan shkollimin në drejtim krejt tjetër, dhe aktualisht ushtrojnë profesionin e këngëtarit.





Luana VjollcaLuanaVjollca2Ndonëse për një kohë ushtroi profesionin e prezantueses në ekranin e Top Channel ,e ndërsa tani është shfaqur edhe si këngëtare, Luana Vjollca, ka përfunduar studimet në një tjetër fushë. Ajo mbaroi studimet për juridik, e më vonë u drejtua edhe në biznes.

Ledri Vula20-Ledri-Vula-Yllka-Brada-Edisa-Shahini-Photography-grey-cardiganNuk mund të themi se ka ikur shumë nga fusha e artit, pasi edhe studimet i ka përfunduar në Akademinë e Arteve, por jo në degën e muzikës. Fjala është për reperin e njohur Ledri Vula, i cili përfundoi studimet në degën regji-film. Ndryshe nga të tjerët, Ledri disa here, ka ushtruar edhe profesionin e regjisorit. Kujtojmë se para dy viteve, ai kishte përgatitur një reportazh, për gratë e dhunuara gjatë luftës, reportazh i cili u transmetua në RTV 21.


Eliza Hoxhaeliza-2

Edhe Eliza Hoxha e ka shumë pasion muzikën, por që profesioni i saj i vërtetë është krejt tjetër. Eliza ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës, dhe aktualisht punon si asistente, në Universitetin e Prishtinës. Pavarësisht kësaj, ajo për shumë vite, ka ushtruar profesionin e këngëtares, dhe mbart më vete një karrierë mjaft të gjatë.

Ramadan Krasniqidani-1Këngëtari i njohur i muzikës popullore Ramadan Krasniqi, tash e 50 vite merret me muzikë. Ai është vazhdimisht i kërkuar, për të kënduar në mbrëmje dhe festa familjare të ndryshme, por a e keni ditur se as ai nuk ka studiuar për muzikë?! Dani kishte mbaruar shkollën e mesme për Makineri, ani pse asnjëherë nuk e ushtroi këtë profesion.

Naim AbazinaimNaim Abazi përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, por që siç duket profesioni i këngëtarit dhe moderatorit, e ka tërhequr më shumë, gjersa edhe sot punon në këtë drejtim.

Zaimina VasjariZaiminaVasjariEdhe pse viteve të fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, prapë se prapë kur përmendet emri Zaimina, menjëherë do të etiketohet si këngëtare, edhe pse me profesion është arkitekte. Zaimina tashmë ka filluar të merret edhe me biznes, pasi ka hapur në Tiranë butikun e saj, me veshje nga markat më të ndryshme.

Soni Malajsoni-malaj-s-euml-shpejti-quot-tulipani-quot-n-euml-anglisht-foto_hdSoni Malaj është e njohur tashmë si këngëtare, por ajo ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, më saktësisht gjuhën franceze. Ajo është një përkthyese mjaft e zonja, por që nuk e ka ushtruar ende këtë profesion.

Drenusha LatifiDrenushaLatifiKëngëtarja e njohur Drenusha Latifi, e nisi karrierën e saj në moshën 14 vjeçare si modele. Ajo u shpall edhe “Mis Kosova 2002”, e ndërsa vite më vonë ushtroi profesionin e këngëtares. Studimet Drenusha i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Politike.

2 Ton2-tonAs reperi i njohur 2 Ton nuk ka studiuar për muzikë. Prej disa vitesh ai merret me pasionin e tij më të madh që është muzika hip hop, por që studimet i ka përfunduar në fushën e Biznesit.

Yllka KuqiyllkaKëngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi merret me muzikë që prej viteve të pas luftës, por që studimet i ka mbaruar për Psikologji. Edhe pse e angazhuar me muzikë, Yllka punon herë pas here në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku jep këshilla prej psikologeje.

Zanfina IsmailizanfinaZanfina Ismaili është mjaft e njohur për publikun. Ajo ka filluar të merret me muzikë që në moshën 4 vjeçe, e inspiruar nga motra e saj e madhe Adelina, ajo u morr me muzikë edhe në vazhdimësi. Zanfina përfundoi studimet në Fakultetin Juridik, e ndërsa aktualisht ushtron profesionin e këngëtares.

Tags: kengetaretshkollimiVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
“Babai i saj nuk donte të vinte në jetë”, këngëtarja shqiptare tregon te vërtetën për lindjen e vajzës së saj

"Babai i saj nuk donte të vinte në jetë", këngëtarja shqiptare tregon te vërtetën për lindjen e vajzës së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera