Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Mbretëresha Viktoria tek Kate Middleton, ky është evolucioni i fustaneve të dasmës mbretërore

17/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga Mbretëresha Viktoria tek Kate Middleton, ky është evolucioni i fustaneve të dasmës mbretërore

Dantellat, lidhëset, bishti i gjatë i fustanit dhe mëngët e gjata janë disa nga elementët që të vijnë menjëherë në mendje kur flitet për një fustan dasme të veshur nga një nuse e Pallatit Mbretëror. Çuditërisht ky stil është trashëguar ndër vite tek të gjitha nuset e mbretërisë. Fustani më origjinal dhe që përcaktoi trendin e fustaneve mbretërore ishte ai i Mbretëreshës Viktoria, në dasmën e saj me Princin Albert në vitin 1840. Viktoria ishte e para që zgjodhi të vishte një fustan të bardhë me dantellë, sepse ngjyra e bardhë nuk ishte shumë popullore për nuset në atë kohë. Vendimi i Mbretëreshës Viktoria ishte jo vetëm një zgjedhje politike por edhe stilistike dhe bëri të fillonte epoka e re e fustaneve të nusërisë.





Queen Victoria, Prince Albert, Wedding

Më pas gjurmët e saj i ndoqi dhe Mbretëreshë Elizabeta II, fustani i së cilës në vitin 1947 shërbeu si një shmangie nga vështirësitë ekonomike me të cilën të gjithë anglezët po përballeshin pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë për fustanin e saj u zgjodh një material mëndafshi i zbukuruar me 10.000 perla. Dizajneri i fustanit u frymëzua nga piktura e Botticellit ‘Primavera’, që kishte kuptimin e ‘rilindjes dhe ringritjes’ pas luftës.


Queen Elizabeth, Prince Philip, Wedding

Ndërsa fustani i Princeshë Dianës në vitin 1981 ka ngjallur më shumë reagime tek të gjithë. Fustani i saj prej mëndafshi dhe me mëngët e fryra  vendosi trendin për një dekadë të tërë.

Princess Diana, Wedding Dress

Por me kalimin e viteve ky stil i Princeshës Dianës u zbeh dhe në vitin 2011 Kate Middleton zgjodhi një fustan me strukturë më moderne. Fustani i saj ishte prej material sateni dhe mbrapa kishte një gjatësi prej tre metrash dhe kishte të punuar me dorë disa lule trëndafili, zambakë dhe tërfil.

Kate Middleton, Wedding Dresses

Ndërkohë shumë pak dihet për fustanin që do të veshë Meghan Markle në dasmën e saj në 19 maj, megjithatë ajo do të jetë e detyruar të ndjekë protokollin mbretëror. /revistawho.com

Prince Harry, Meghan Markle, Official Engagement Photos

Burimi: Enews

Tags: evolucioni i fustaneve mbreterore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
Blerina Bombaj tregon sesi ushqehet në tre vakte të ditës. Dietologia: Ja cilat janë sekretet e regjimit tim ushqimor

Blerina Bombaj tregon sesi ushqehet në tre vakte të ditës. Dietologia: Ja cilat janë sekretet e regjimit tim ushqimor








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera