Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga një vend i vogël si Shqipëria drejt skenave të mëdha, zbuloni VIP-at që na bënë krenarë kudo

27/12/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga një vend i vogël si Shqipëria drejt skenave të mëdha, zbuloni VIP-at që na bënë krenarë kudo

Shqiptarët e kanë vërtetuar që janë tepër të talentuar dhe që mund t’ja dalin të kapin majat e suksesit vetëm në sajë të talentit. Kur flasim për majën e kemi fjalën për skenat ndërkombëtare. Disa nga të famshmit shqiptarë kanë marrë pjesë në kompeticione shumë të njohura dhe ia kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve.





Elhaida Dani fitoi akademinë e yjeve në vitin 2009 dhe Top Fest në vitin 2012, por nuk u mjaftua me kaq dhe po në atë vit konkuroi në ‘The Voice of Italy’ ku u shpall fituese me 70% të votave të publikut. Ajo vodhi zemrat e publikut italian dhe jo vetëm. Që pas këtij triumfi Elhaida nuk ka ndaluar së na surprizuari me projektet që ka sjellë në vazhdim.


Kledi Kadiu është një balerin profesionist, aktor dhe autor. Kur ai u largua drejt Italisë, u pozicionua shumw shpejtw si balerin kryesor në një ndër kanalet më të njohura, ‘Canale 5’. Pasi mori një vend kryesor në trupën e baletit të Maria De Filippi, Kledi u pa dhe si protagonist në një film. Është nderuar me 2 çmime dhe në vitin 2009, është botuar autobiografia e tij me titullin “Meglio di una favola”.

Erza Muqolli është 13 vjeçarja që vodhi zemrat e publikut francez dhe shqiptar pasi i nderoi të gjithë me pjesëmarrjen e saj në ‘France Got Talent’. Menjëherë Erza i bëri të gjithë të dashuroheshin me zërin e saj dhe ja doli të arrinte në finale. Edhe pse fitoi vendin e 3-të, karriera e saj vazhdoi të rritej.

Klaudia Pepa, një tjetër balerinë që ka arritur të jetë pjesë e trupës së baletit në ‘Amici’. Karriera e saj lindi në ‘Tv Klan’ ku gjithashtu kishte një pozicion shumë të rëndësishëm në fushën e baletit. Nga suksesi i saj në pjesëmarrjen në ‘Amici 14’, iu dha mundësia të fillonte si balerinë profesioniste në po atë program.

Ermal Meta na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e tij në Sanremo. Pasi për shumë vite iu dedikua shkrimit të teksteve, vendosi që ishte koha të lançonte 2 albume solo. Umano(2016) dhe Vietato morire(2017). Me këngën me po të njëjtin titull, ai u shpall i treti në festivalin e ‘Sanremo 2017’, dhe me duetin “Non mi avete fatto niente” mori çmimin e parë në ‘Sanremo 2018’. /revistawho.com

Tags: Elhaida DaniErza Muqolliklaudia pepa. ermal metaKledi Kadiuskenat boterore
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?
Breaking News

Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz?

07/12/2025
Next Post
Nepsi i shtatzënisë, me siguri askush nuk do të guxonte të konsumonte këtë ushqim si Elita

Nepsi i shtatzënisë, me siguri askush nuk do të guxonte të konsumonte këtë ushqim si Elita








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera