Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga njohja tek bashkëjetesa dhe pushimet që na hutuan, gjithçka nuk dinit për Fatmën dhe Alfion

27/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga njohja tek bashkëjetesa dhe pushimet që na hutuan, gjithçka nuk dinit për Fatmën dhe Alfion

Fatma Methasani, një nga njerëzit më pozitiv në ekranet shqiptare dhe ndër vajzat më të komentuara, ka qenë e ftuara e radhës në një intervistë ekskluzive për Eraldo Rexhon në ‘Pasditja ime’. Prej pak kohësh u bë publike lidhja e saj sentimentale me Alfion, shefin e njohur të kuzhinës me të cilin prej kohësh bashkëjeton. Shumë pyetje janë ngritur rreth marrëdhënies së tyre, por pak kanë marrë përgjigje.





Këtë herë Fatma, me gjithë çiltërsinë dhe sinqeritetin që e karakterizon ka zbuluar disa detaje të panjohura dhe interesante, duke nisur nga udhëtimi në Tajlandë që u komentua shumë në media. Teksa Eraldo e pyeste për marrëdhënien me paratë, biseda devijoi tek udhëtimi në Tajlandë, i cili siç Fatma tregon ka qenë një dhuratë dhe atje ka qenë bashkë me Alfion.


“Unë nuk isha këtë vit në Tajlandë, por e përdora atë udhëtim për të fshehur lidhjen. Teksa hidhja foto nga atje në të vërtetë ndodhesha në Itali me Alfion. Njerëzit më pyesnin ku je sepse këtej bie shi, ndërkohë fotot e mia ishin me diell”,-rrëfen moderatorja duke qeshur.

Pyetjes si vendosët ta bënit publike dashurinë disa vjeçare tashmë, Fatma i përgjigjet: “Erdhi vetë mendoj. Kishim kaluar në një fazë kur nuk përpiqeshim aq shumë të fshiheshim, por ende nuk ishim gati për ta bërtitur, kështu që ndodhi aksidentalisht. Ne ishim në një mbrëmje duke pirë diçka, bëmë disa foto nga këto që ruajmë edhe tani, por Alfio kishte pirë pak. Unë marr makinën e tij sepse nuk e ngiste dot vetë dhe ndjej telefonin që më binte. Kishte aq shumë mesazhe sa nuk dija çfarë po ndodhte. Ishte ky momenti kur kuptova që Alfio kishte postuar foton tonë dhe u zbuluam”.

Teksa rrëfen detajet e bashkëjetesës me partnerin e saj, moderatorja e dashur për publikun thotë se gjërat nuk janë edhe aq të lehta, sidomos për të, pasi më herët ishte mësuar të kishte kujdesin e dedikuar nga e ëma. Ndërsa për zënkat, ato janë mëse normale, si të çdo çifti shpjegon më tej Fatma.

“Dikur ziheshim shumë, ndërsa tani më pak sepse takohemi më rrallë. Zihemi shumë për faktin që nuk gatuan, ose kur gatuan bën shumë enë për t’u larë. Zihemi pse nuk gjen dot çorapet në mëngjes”,-tregon ajo e qeshur. Ndërsa për kohën e lirë, si çdo çift i ri edhe dy personazhet e njohur të ekranit shijojnë praninë e njëri-tjetrit në mënyra të ndryshme, herë argëtuese e herë më ‘monotone’.

https://www.youtube.com/watch?v=U_F9iSBhRr8&fbclid=IwAR00t0xuDix2v0jQ6LXnJlN9xr_n5LK5uBcZkpIuiDmc_XG2QvQWTrg-7uU

Tags: bashkjeetesadetajetfatma dhe alfiotajlandeTe pathenatudhetimzenkat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
Elita flet për shtatzëninë: Jo çdo ditë është e lehtë

Elita flet për shtatzëninë: Jo çdo ditë është e lehtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera