Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga Olimpiada në altar, ja jeta e re e notarit Sidni Hoxha

18/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga Olimpiada në altar, ja jeta e re e notarit Sidni Hoxha

Olimpisti shqiptar, notari Sidni Hoxha, do ta mbajë mend gjatë këtë verë. Jo vetëm se mori pjesë në Lojërat Olipmike “Rio 2016”, ku vendosi një rekord kombëtar, por edhe sepse ka djegur shaminë e beqarisë. Një moment i shënuar në jetën private të këtij kampioni shqiptar në disiplinën përkatëse sportive, i cili është zbuluar përmes një postimi dhe urimi në “Facebook nga ish-futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares, aktualisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera. Ky i fundit ka hedhur një fotografi me çiftin e sapokurorëzuar, ku pozon edhe me gruan dhe vajzën e tij, si dhe jep urimin e përzemërt: “Sidni Hoxha, kampioni shpiptar i notit, i sapokthyer nga “Rio 2016” me rezultate të shkëlqyera, na gëzon dhe me dasmën e tij. Jetë të gjatë dhe me trashëgime!”





sidniiiaaa

Garimi në “Rio 2016” – Më 11 gusht ka garuar në Lojërat Olimpike notari shqiptar Sidni Hoxha, sportisti i katërt kuqezi, që ndodhej në këtë Olimpiadë. Notari që jeton e garon në Amerikë mori pjesë në disiplinën 50 metra, stil i lirë. Hoxha garoi në baterinë e parë, ku triumfoi me kohën 22”80, një kohë e mirë e notarit shqiptar, që kishte kohën më të mirë pas përfundimit të garave në 6 bateritë e para (në këtë disiplinë ishin 11 bateri eliminatore).


sidni2

Koha e dhënë nga notari kuqezi është rekord kombëtar, pasi ka përmirësuar me 7 të qindtat kohën e mëparshme 22”87, që mbahej po nga Sidni Hoxha, vendosur në Europianin e Berlinit, dy vite më parë. Gjithsesi, Hoxha nuk ka mundur të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale, ku shkuan 16 kohët më të mira. Notari kuqezi zuri vendin e 41-të mes 85 garuesve, një rezultat i mirë, duke konsideruar se vendosi rekord kombëtar. Notari Sidni Hoxha duhej të garonte në dy disiplina në këtë Olimpiadë, pasi përveç 50m stil i lirë kishte siguruar kualifikimin edhe në 100 metra stil i lirë. Por një gabim apo neglizhencë e drejtuesve të delegacionit olimpik, që nuk e regjistruan, bëri që ai të mungojë në këtë disiplinë./ Opinion.al

Tags: jetanotarsidni hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 
Breaking News

A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim! 

08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!
Breaking News

Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5!

08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit
Breaking News

“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit

08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK
Breaking News

“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK

08/12/2025
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!
Breaking News

Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne!

08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 
Breaking News

Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër 

07/12/2025
Next Post
FOTO/ Revoltohet vajza e Ema Andreas, Sara Kapo: Jam askushi, boll bëtë çdo p… lajm

FOTO/ Revoltohet vajza e Ema Andreas, Sara Kapo: Jam askushi, boll bëtë çdo p... lajm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera