Semi ishte e ftuar në “Goca dhe gra”, duke dhënë një intervistë pas kaq kohësh që mediat përmendin emrin e saj. Një nga rastet e fundit ishte kur Donaldi në “Më lër të flas”, tregoi se pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, kontaktoi Semin dhe i kërkoi ndihmë për t’u pajtuar me Borën. Ndërkohë, e pyetur në “Goca dhe Gra”, Semi tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të flasë më situatën e tyre. “Nuk dua ta flas se u takon atyre për të folur dhe jo mua. Është gjë shumë personale dhe u takon atyre”, tha Semi.
Semi foli edhe për ish-partnerin e saj, Bojkenin, me të cilin ruan një marrëdhënie të mirë shoqërore. Teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.
“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet. Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri, por për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”, tha Semi.








