Në finalen e “Big Brother VIP Albania”, një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte mbështetja e sinqertë që Sara Gjordeni i tregoi Egli Takos. Ajo u ngjit në skenë me një surprizë emocionuese për mikeshën e saj, duke prekur publikun me gjestin e saj.
Megjithatë, duket se sot marrëdhënia mes tyre nuk është më e njëjtë. Sara dhe Egli nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, dhe ky detaj ka ngritur dyshime për një ftohje në miqësinë e tyre.
Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj e preku hapur këtë temë, duke e pyetur Saran:
“Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?”
Sara preferoi të mos japë shumë shpjegime, duke u përgjigjur:
“Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?”
Më tej, ajo shtoi me qetësi:
“Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.”
Deklaratat e saj lënë të kuptohet se mes tyre ka ndodhur një largim, por asnjëra s’ka sqaruar gjë.








