Kejvina Kthella ka folur për herë të parë në një intervistë për “Fan Club”.
Modelja ka sqaruar raportin e saj me Luizin, Kiarën dhe problemet me ligjin.
“Unë dhe Luizi kemi shkuar shume mirë dhe e thoja se e kam si vëlla. Donte të më mbronte, kuptoheshim. Ai moment nuk prishi raportin tonë. Kur të dalë jam e sigurt se do jemi njësoj. Dronin e dërgova për t’i thënë se jam me atë dhe për t’i kërkur falje”, tha ajo.
Për sa i përket raportit me Kiarën, ajo tha se nuk i duket i vërtetë raporti me Luizin.
‘Nuk kam probleme me Kiarën. Kiara ka probleme me veten pastaj me të tjerët. Unë e kam mbështetur. Por ajo kishte thëne se nuk më rrinte dot afër se i prish imazhin. Nuk më ka pëlqyer kjo që ka bërë. Nuk më duket e vërtetë në raportin me Luizin. Më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim nuk e duronte e nënçmonte. Kur u kthye nga spitali ndryshoi. Nuk e kuptoj pse është njeriu me fallco”, është shprehur Kejvina.
Ajo foli dhe për problemet me ligjin.
“Nuk kam asnjè problem me SPAK. As me ligjin. Jam e lirë dhe shumë në rregull”.








