Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Më ka kërcënuar”, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari përballen “live”: Deklarata që s’i kam thënë kurrë! 06/12/2025
Fifi shpërthen në lot “live”: Çfarë keni me djalin tim? 06/12/2025
Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Basketbollit të Unifikuar 2025 me mbështetjen e Coca-Cola! 06/12/2025
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Puthja virale e 15 viteve më parë, Angela Martini kujton momentin me Trump që bëri xhiron e rrjetit! 06/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Nga REVISTAWHO.COM / Kur fama të bën politikan… Këngëtarë, gazetarë, modelë e ish-banorë të “BB”, që u bënë pjesë e partive

29/09/2016
in Vetëm në WHO
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga REVISTAWHO.COM / Kur fama të bën politikan… Këngëtarë, gazetarë, modelë e ish-banorë të “BB”, që u bënë pjesë e partive

Nëse emrave të rinj që synojnë të identifikohen në politikë për të nisur më pas një karrierë në këtë fushë, u duhet një punë e madhe për t’u bërë të njohur në elektorat, personazhet e famshëm e kanë gati gjysmën e punës. Këtë duhet të kenë menduar disa VIP-a shqiptarë, që pasi nisën një karrierë artistike, mediatike etj, përqafuan politikën. Këngëtarë, gazetarë, Miss-e e modelë, në një moment të caktuar të jetës së tyre panë me ambicie një dritare të re, që përtej famës të jep edhe pushtet por edhe shumë më tepër para. Ne kemi listuar disa prej tyre, që me siguri ju i njihni mirë të gjithë. Mirëpo në këtë listë mungojnë edhe një sërë emrash të famshëm, që kanë teserën e partive të ndryshme ose janë gjendur shpesh në anën e tyre, megjithëse nuk angazhohen seriozisht me to. Ndër ta Genci Fuga, Ermal Mamaqi, Gaz Paja, Suela Konjari, Elsa Lila, Alban Skënderaj, Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Besa Kokëdhima, Bleona Qereti etj.





image239

Majlinda Bregu


Nëse nuk e dini, zonja Bregu e ka nisur karrierën si gazetare në Televizionin Shqiptar. Majlinda realizonte asokohe materiale të mira të gazetarisë sociale. Kjo në vitet ’90, sepse më vonë ajo u bë pjesë e Partisë Demokratike dhe duhet thënë se shkëlqeu më shumë se sa në gazetari.

c03954ba-84f9-41e8-9e88-2bc9cdbdbebe-0

Greta Koçi

Këngëtarja Greta Koçi çuditi jo pak, kur një ditë e shoqëruar prej kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, u emërua nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Greta e mori shumë seriozisht këtë angazhim dhe u impenjua për disa vite me radhë në strukturat e Forumit duke punuar me të rinjtë nga e gjithë Shqipëria. Madje ajo u tërhoq disi nga muzika. Por në zgjedhjet e fundit gjatë zgjedhjeve për kryetar, ku kandidonte edhe Koçi, ajo u tërhoq befas nga gara.

ciljeta-e-berisha

Çiljeta Xhilaga

Edhe pse është tërhequr nga Partia Demokratike, aq i bujshëm ishte vendimi i Çiljetës për t’u bërë pjesë e saj, sa Rama vazhdon ta përdorë ende emrin e këngëtares në Parlament. Çiljeta për disa vite ka qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ka drejtuar disa aktivitete të kësaj partie.

zedhenesja-e-pd-se-oriela-nebijaj

Oriela Nebijaj

Prezantuese në disa televizone, e njohur për karizmën e saj, nga emisioni i mëngjesit në “Neës 24” Oriela Nebijajn e pamë në foltoren e Partisë Demokratike. Ajo u bë zëdhënësja për shtyp për disa kohë e kësaj partie. Më vonë Orin e pamë në listën e kandidatëve për Kryetar të Forumit Rinor të PD-së, zgjedhje në të cilat humbi. Aktualisht ajo vijon të jetë pjesë e stuktruave të partisë.

halim

Julian Deda

Sigurisht që statuset e pafundme kritikuese ndaj qeverisë të Julian Dedës, fshehin një prapavijë politike. Aktori i humorit është Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe duket se e pret një e ardhme e ndritur me të, duke parë gjithë angazhimin e tij të përditshëm.

juelaaaa

Juela Meçani

Dikur pjesëmarrëse në “Miss Albania”, gazetare e prezantuese, e bukura Juela Meçani prej vitesh është pjesë e Partisë Demokratike. Sot anëtare e saj, më herët ajo ka qenë zëdhënëse dhe këshilltare për mediat e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

download-1

Briseida Shehaj

Sot Zëvendësministre e Ekonomisë, edhe Briseida Shehaj fillesën e saj profesionale e ka pasur në art. Ajo ka qenë modele në disa sfilata dhe prezantuese e “Rin Fest”. Më së shumti Briseida bukuroshe, u bë e njohur për publikun e gjerë pasi u emërua si Drejtoreshë e Tatimeve, post nga i cili u largua pak ditë më parë.

deputetja-e-pd-se-rajmonda-bulku-arkiv

Rajmonda Bulku

Aktorja Rajmonda Bulku nuk njihet vetëm për rolet historike në filmat shqiptarë, të cilat kujtohen edhe sot me shumë nostalgji. Ajo është gjithashtu figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike. Bulku ka qenë deputete e kësaj partie për një mandat.

download-2

Luiza Xhuvani

Aktorja Luiza Xhuvani, e njohur dhe e vlerësuar për një sërë rolesh të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare, është edhe pjesë e Partisë Socialiste. Xhuvani hoqi dorë nga mandati i saj si deputete, për shkak se djali i saj u dënua për vrasje të shumëfishtë.

maxresdefault

Alfred Peza

Gazetar dhe drejtues emisionesh politike, sot Alfred Peza është deputet i Partisë Socialiste. Ai është prej vitesh pjesë e kësaj partie, por famën dhe emrin fillimisht e mori në media, më saktë në televizion e gazeta të rëndësishme.

orginal_2908132449sb3n4

Flavio Qarri

Sot Kryetar i Strukturave Rinore në Partinë Aleanca Kuqezi, Flavio Qarri është bërë i njohur fillimisht si gazetar. Ai gjithashtu ka qenë autor dhe drejtues i programit “Paparaci” në Tv Klan dhe “Kabriolet” në ‘Top Channel’.

aida-shtinooo

Aida Shtino

Edhe ish-drejtuesja e “Njerëz të Humbur”, aktualisht prezantuese dhe autore e “Të iliminuarit” në “UTV”, ka qenë kandidate për deputete nën logon e partisë së çamëve “PDIU”.

kadri-veseli-vesel-kurtishaj-659x439

Veseli i “BB”

Fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother” Vesel Kurtishaj, vetëm pak kohë më parë deklaroi përfshirjen e tij në politikë. Ai është bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës. Mediat kosovare kanë raportuar se pasi është anëtarësuar, i riu nga Prishtina është angazhuar seriozisht në strukturat e forumit rinor të kësaj partie.

qetsor-ferunaj

Qetsori i “BB”

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother” i shfaqi ambiciet e tij politike menjëherë pasi mori famën. Ai iu bashkua Partisë Demokristiane dhe asokohe ishin shumë afër zgjedhjet e qershorit të vitit 2009-të. Por siç ishte e beftë përfshirja e tij, po aq i shpejtë dhe i papritur ishte dhe largimi.

1339255848-ermali_post_big_brother

Ermali i “BB”

Edhe Ermal Merdani, ish-konkurrent i “Big Brother” po ashtu u tundua nga Partia Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Nard Ndokën. Në shkurt të vitit 2013-të ai u emërua si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokristiane, FRPDK-së. Prej asaj kohe nuk dihet se sa e vazhdon Merdani këtë impenjim.

neda-karafili-004-kuqezi-500-avip-1

Neda e “BB”

Konkurrente e edicionit të katërt të “Big Brother”, Neda Karafili pas famës që mori u angazhua edhe politikisht. Shpejt ajo u pa në rolin e zëdhënëses së Partisë së Kreshnik Spahiut, Aleanca Kuqezi. Por nuk zgjati shumë pasi brenda një kohe të shkurtër ajo e ndërpeu angazhimin e saj.

Tags: ish-banoreKengetareMissmodelePolitikeprezantuesVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Next Post
Marina dhe Getoari, nostalgji për…(FOTO)

Marina dhe Getoari, nostalgji për...(FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera