Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Nga REVISTAWHO.COM / “Nuse, jo në dasmën time”… Vajzat VIP që provuan fustanin e bardhë (FOTO)

15/09/2016
in Vetëm në WHO
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga REVISTAWHO.COM / “Nuse, jo në dasmën time”… Vajzat VIP që provuan fustanin e bardhë (FOTO)

Nga Nada Duro





Fustani i bardhë i nusërisë është ëndrra e çdo femre. Disa nga personazhet publike shqiptare e kanë përjetuar këtë ndjesi kaq të bukur e disa të tjera jo. Por edhe ato që nuk e kanë provuar vellon e bardhë në altar, e kanë përdorur në daljet e tyre skenike. RevistaWho.Com, ju kujton përmes këtij artikulli disa prej tyre:

14328886_10207286016491994_1120494833_n


 

Valbona Selimllari – Zonja më e bukur në Shqipëri, me një familje të konsoliduar, e ka provuar të bëhet nuse vetëm në sfilatën e ‘Geraldina Sposa’, ku është prezantuar si ylli i mbrëmjes.

rudina-magjistari-0008-geraldinasposa-700-asnpz

Rudina Magjistari – Figura më e dashur e pasditeve shqiptare, e ka provuar gjithashtu vetëm si modele ekskluzive në sfilatë ndjesinë e fustanit të bardhë…

arbana-osmani-010b-nuse-50014365402_10207286016171986_48237779_n

Arbana Osmani – Një nga prezantueset më të preferuara për shqiptarët është shprehur se nuk do të bëjë kurrë dasmë, por edhe ajo ka qenë ‘Nusja e nderit’ në një nga eventet e ‘Geraldina Sposa’.

miriam-cani

Miriam Cani – Ndonëse ajo dhe partneri i saj, Alban Skënderaj kanë vite që bëjnë plane për t’u martuar, as ajo nuk është veshur ende nuse në jetën reale. E ëmbla e skenës shqiptare është përzgjedhur si imazh i ‘Lili Sposa’ dhe kjo ka qenë arsyeja pse e ka veshur fustanin e bardhë.

leonora-jakupi-nuse

Leonora Jakupi – Bukuroshja e skenës, këngëtarja e suksesshme nga Kosova e ka veshur fustanin e bardhë vetëm për t’i ardhur në ndihmë një numri humoristik që ka luajtur në një prej programeve festive të fundvitit në televizionet kosovare.

550005_10200854186180685_164911170_n

Rozana Radi – Këngëtarja e njohur e ka provuar më shumë se një herë ndjesinë e fustanit të bardhë, si pasojë e fotosesioneve që ka realizuar për butikun e saj të nusërisë, që e ka zotëruar kohë më parë.

14371922_10207286016051983_1147580946_n

Anbeta Toromani – Balerina e famshme shqiptare, Anbeta Toromani e ka provuar përmes “Geraldina Sposa” ndjesinë e të qenit nuse nderi.

cover-2-eranda1

Eranda Libohova – Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka qenë gjithashtu e ftuar nga kompania e njohur e organizimit të dasmave “GS” për të parakaluar si e ftuara speciale në pasarelën e tyre të përvitshme.

8240538095_d628158ce0_b

Floriana Garo – Edhe moderatorja e “Jo Vetëm Modë” bën pjesë në listën e vajzave që e kanë provuar më shumë se një herë fustanin e bardhë, duke qenë për disa vjet modele në sfilatën e “Geraldinës”.

eg0yejhwmti_o_adelina-tahiri-ft-elgit-doda-mjaft-official-video

Adelina Tahiri – Këngëtarja nga Maqedonia e ka veshur fustanin e bardhë në videoklipin e këngës “Mjaft”.

n33

Albana Osmani – Moderatorja e njohur gjithmonë ka qenë e rezervuar përsa i përket jetës personale, por atë e kemi parë të veshë fustanin e nusërisë në një nga puntatat e programit “Fiks Fare”.

261c8e2cae1a61e0b744ba59058d2f14

Orinda Huta – Këngëtarja dhe moderatorja simpatike ka qenë gjithashtu për disa vjet rresht imazh i sfilatës së “Geraldinës”, ndonëse dasmën e saj me Turjan Hyskën e ka planifikuar për vitin e ardhshëm.

viola-spiro-001b-by-anjezadyrmishi

Viola Spiro – Bukuroshja bionde edhe pse është në një lidhje serioze nuk është shprehur për ndonjë martesë të mundshme. Gjithsesi ajo është bërë nuse në eventet e ‘Geraldina Sposa’.

14355931_10207286094093934_637402289_n14384096_10207286094213937_4178662_n

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga – Asnjëra nga dy këngëtaret seksi nuk është martuar, por ato janë veshur nuse në xhirimet e videoklipit “Mike dhe rivale”.

0a945f42a22e757685c1a7c41c3efba3

Aurela Hoxha – Modelja është bërë nuse vetëm për të promovuar fustanet e nusërisë të linjës së saj personale “Aurela Couture”.

2821659180_1

Dafina Zeqiri – Një foto e vjetër e këngëtares së hiteve “Na”, “Tonight”, “Time Out”, etj, e shfaq atë nën vellon e bardhë të nusërisë, por ne nuk jemi në dijeni të asnjë martese nga ajo…

ros

Rosela Gjylbegu – Edhe Rosela e ka provuar ndjesinë e të bardhës në një set fotografik…

aferdita-dreshaj-0046-nuse-550-avip

Afërdita Dreshaj – Modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi ka pozuar për kopertinën e një reviste nusërie.

14388912_10207286016291989_162276865_n

Hueyda El Saied – Megjithëse nënë e një djali bukurosh, çokollata e ekranit shqiptar e provoi fustanin e bardhë vtëm në sfilatën e “Geraldina Sposa”.

14383392_10210608254261897_804451783_n

Angela Martini – Bukuroshja nga Shkodra ka pozuar gjithashtu me fustanin e nusërisë për sallonin “Lili Sposa”.

Edhe miss-et e modelet e njohura, Irsa Demneri, Niki Delijorgji, Xhesika Berberi, Kristina Bakiu, Afroviti Goge, Françeska Jaçe, etj, janë veshur me të bardha për efekt të punës së tyre si modele, apo në sfilatat e miss-eve ku kanë marrë pjesë.

2009-home 0416d3e8cb7abca7b2018d8e65a9e638 14256365_10210529001080617_1496830194_n 070fb72daeaa13d142fb9bfdd838f404

Tags: Fustanet e nuserisePersonazhet VIPvello
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
“Carpool Karaoke”, një eksperiencë jo e mirë për Britney Spears

"Carpool Karaoke”, një eksperiencë jo e mirë për Britney Spears








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera