Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga RevistaWho.Com/ Rrudhat, veshja, dhëmbët e qëndrimi i Edi Ramës, imazhet e rralla që tregojnë transformimin e kryeministrit

10/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga RevistaWho.Com/ Rrudhat, veshja, dhëmbët e qëndrimi i Edi Ramës, imazhet e rralla që tregojnë transformimin e kryeministrit

Frymëzuar nga një video e vjetër e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e publikuar ditët e fundit, u  bëmë kreativë e nisëm të analizonim ndryshimet e mëdha që ka pësuar ai ndër vite. Le të jemi të qartë që në fillim, kur flasim për ndryshim, i referohemi kreykëput pamjes së tij të jashtme, veshjes, rrudhave, flokëve, dhëmbëve e gjestikulacionit. Siç vihet re edhe nga këto foto që kemi gjetur, zoti Rama ka ndryshuar shumë! Me shumë gjasë ai duhet të ketë punësuar një kurator personal imazhi, por këto janë thjesht aludime, pasi nuk ka ndonjë fakt për këtë.





Ai ra në sy që në daljet e tij të para. Një politikan i ri, shumë larg stilit të zakonshëm, nga veshja e sjellja. Çorapet me ngjyra të Edi, e më vonë kollaret e çuditshme, u bënë ‘hit’ që në kohët ku të gjithë sytë ishin nga televizori, pasi interneti nuk ishte ende kaq i zakonshëm në shtëpitë shqiptare.

RRUDHAT


Duke pasur një fytyrë që i flet shumë mimika, që në moshë të re Edi Rama kishte rrudha. Po ashtu rrathët e syve i kishte të nxirë, e mbi qepalla kishte dy qeska dhjamore. Sot duket më i “hekurosur” e sigurisht që trajtimet e kryera janë lehtësisht të dallueshme. Nuk dihet ekzaktësisht se si e ka trajtuar ai fytyrën, me kremëra të posaçëm apo ndërhyrje estetike. Po ashtu besojmë se edhe regjimi duhet të ketë pasur ndikim të madh në përmirësimin e lëkurës së kryeministrit. Ai sot bën një jetë familjare, e sigurisht që bashkëshortja Linda kujdeset për regjimin e tij ushqimor e orët e gjumit.

14610638_1303064889737902_2138671341_n

14610854_1303064883071236_315506095_n-1

14569772_1303064923071232_1547134151_n

2016

edi-rama

VESHJA

Siç e përmendëm edhe më lart, Edi Rama solli një “frymë” të re në radhët e përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët deri atëbotë kishin “unfiormën” e tyre: kostum i zi, këmishë të bardhë e kollare burrash, megjithëse ishin tek të 30-at. Rama i dashuronte ngjyrat. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme. Sot kryeministri vazhdon të veshë ‘t-shirt’ paraditeve në takimet me qytetarët, apo pantallona të shkurtra në bulevard, por në mbledhje qeverie, kryeministri e parlament, ai ka përqafuar “uniformën” e kostumit serioz. Mendojmë se në këtë nuk ka ndikur vetëm detyra, por edhe mosha.

14585507_1303064939737897_2040253974_n-1

14580485_1303064919737899_229326134_n

14608168_1303064856404572_1749396754_n

14550518_1303064946404563_823628808_o

14607930_1303064893071235_925474526_n

2016

TIRANA, ALBANIA - MARCH 3: Prime Minister of Albania Edi Rama gestures during a joint press conference with High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy Federica Mogherini (not seen), following their bilateral meeting, in Tirana, Albania on March 3, 2016. (Photo by Olsi Shehu/Anadolu Agency/Getty Images)

DHEMBET

Edi Rama ka pasur probleme me dhëmbët. Ndaj kur i rregulloi ato duke fituar buzëqeshjen e pastër që ka sot, ra menjëherë në sy. Madje kjo u bë edhe shkak për batuta nga ana e opozitës. Rregullimi i dhëmbëve ka qenë vendimi më i mirë që Rama ka marrë për veten.

14569822_1303064896404568_1276965726_n-1

2016

bn-ng687_0325al_p_20160325134524

FLOKET

Flokët e Ramës, kurrë të krehura me rregull, tregonin ende pa hapur gojën ai, për natyrë e tij kontroverse. Gjithnjë flokëpakë, vitet e fundit Rama vendosi që t’i presë shkurt ato për t’u dukur më i rregullt se kurrë.

14569657_1303064906404567_1268167055_n

14620038_1303064943071230_889064081_n

2016

edirama

GJESTIKULACIONI

Edi Rama sot kontrollon zërin, levizjet e duarve, të kokës e të trupit. Dikur ai dukej sikur e kishte gati të pamundur të qëndronte pa lëvizur. Dhe jo pak herë ulëriste në podium.

14585362_1303064899737901_167843868_n

http://dai.ly/x4w7aun

Tags: Edi Ramatransformimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!
Breaking News

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!

16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 
Breaking News

“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 

16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”
Breaking News

Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”

16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
Next Post
FOTO/ Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit

FOTO/ Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera