Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Është në kërkim nga policia? Banorja e BBVK sqaron gjithçka 09/12/2025
Ç’ndodhi me Miss Xhamajkën pas rënies nga skena? Bukuroshja në gjendje kritike për jetën 09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Nga REVISTAWHO.COM / Transformimet VIP, si u shndërruan nga “XL” në “L” e “M” personazhet e famshëm shqiptarë… Kilogramët që kanë humbur

22/09/2016
in Vetëm në WHO
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga REVISTAWHO.COM / Transformimet VIP, si u shndërruan nga “XL” në “L” e “M” personazhet e famshëm shqiptarë… Kilogramët që kanë humbur

Nga Romina Vela – revistawho.com





Edhe pse tashmë jemi mësuar t’i shohim VIP-at shqiptarë të kuruar e me përmasa trupore gati gati si të modeleve, disa prej tyre jo gjithnjë kanë qenë kështu.

Sot “revistawho.com” ju sjell personazhet që kanë vuajtur nga mbipesha, por që me punë e vullnet kanë arritur të humbin mjaftueshëm kilogramë, aq sa na kanë bërë të harrojmë se ata kanë qenë ndonjëherë të shëndoshë.


ilir-metaaa

ILIR META

Vëmendje të madhe mori dobësimi drastik që pësoi politikani Ilir Meta. I njohur gjithmonë për mbipeshën e tij, Meta i surprizoi të gjithë me pamjen e tij të re, ku kishte humbur më shumë se 30 kg. Por aludimet se si ai mundi të humbiste kaq shumë peshë e në kaq pak kohë, vetëm 2 muaj, kanë qenë të shumta. Një nga ato ishte se Meta e arriti këtë gjë me anë të sportit e duke reduktuar gjysmën e vaktit të përditshëm, ndërsa të tjerë janë shprehur se ai ka përdorur dietën e famshme ‘Dukan’, e cilësuar si dieta më efikase në botë. Por sidoqoftë cilëndo dietë që ai ka përdorur, ndryshimi që ka pësuar është me të vërtetë mbresëlënës.

capital-t

CAPITAL T

Të gjithë e mbajmë mend Capital T-në (Trim Ademi) në këngën e tij të parë ”shopping”, bashkëpunim me dajën e tij 2po2, një djalosh i ri, i mbushur i cili gjithmonë rrinte me rroba të gjera për të fshehur kilogramët e tepërt. Por Capital T sot është shumë larg atij imazhi. Ai jo vetëm që ka humbur peshë, por është bërë shembulli se me punë dhe palestër mund të arrihet gjithçka. Reperi tani gëzon një trup gjithë muskuj falë ushtrimeve që ai bën çdo ditë.

arian-cani

ARIAN ÇANI

Moderatori i njohur Arian Çani gjithashtu është një nga ata që kanë humbur peshë. Madje ky ndryshim i tij është komentuar mjaft nëpër media. Ai ka humbur plot 20 kg dhe këtë gjë e bëri jo me ndonjë dietë shumë të rreptë. Ai thjesht hoqi dorë nga disa vese, si vera e ushqimet e tepërta si çokollatat. Tani Çani me imazhin e ri duket më në fomë se kurrë.

hygerta-sako

HYGERTA SAKO

Nëse keni menduar ndonjëherë se është e pamundur të humbasësh peshë, shembulli i ish-Miss Shqipëria 1996, Hygerta Sako tregon të kundërtën. Edhe pse ajo ato kile të tepërta i kishte fituar pas shtatzënisë, tanimë Hygerta është bërë sërish një femër elegante që ka arritur linjat ideale. Dhe rasti i saj nuk është merita e palestrës, apo e ndonjë diete ekstreme, pasi Hygerta ka arritur të dobësohet me anë të një trajtimi rigoroz në një qendër dietologjike në Tiranë, duke marrë ushqime me shumë pak kalori, për të arritur një peshë normale.

big-mama

BIG MAMA

Këngëtarja Big Mama është njohur gjithmonë për mbipeshën e saj, gjë kjo që i është vënë shumë herë në pah. Pavarësisht se ajo është përpjekur të dobësohet jo gjithmonë i ka rezultuar me sukses edhe pse njëherë ajo ka humbur plotë 14 kg. Sigurisht që ndryshimi i saj nuk ka qenë edhe aq drastic, por gjithsesi duhet thënë se këngëtarja është munduar të ketë një imazh më elegant. Problemi i vetëm që ka Big Mama është se ajo sa humb peshë i fiton sërish kilet e humbura pasi prish dietën. Pra ajo humbet, shton, humbet e kështu me radhë…

linda-halimi

 

LINDA HALIMI

E sigurisht në këtë listë nuk kishte se si të mos përfshihej këngëtarja Linda Halimi, e njohur në fillim të karrierës si një vajzë e shëndoshë. Fituesja e “Top Fest 6” me këngën ”Endërroja” dukej nuk ndihej mirë me imazhin e saj, kështu që vendosi të dobësohej dhe e arriti këtë gjë me sukses. Sot Linda është një vajzë që gëzon linja perfekte falë trajtimit në qendrën e Anila Kalleshit, madje eksperiencën e saj vendosi ta ndante me të tjerët duke hapur një qendër dobësimi të veten.

florian-agalliu

FLORIAN AGALLIU

Aktori i njohur Florian Agalliu i çuditi të gjithë vitin kur nisi të prezantonte programin e tij ”Blind Taste” në ”Vizion Plus” ku u shfaq me disa kilogramë më pak, peshë që e ruan ende tani. Ai më parë peshonte 105 kg, por pamja e tij tani të bën të harrosh se ai ka qenë ndonjëhërë i shëndoshë. Floriani në sajë të një regjimi ushqimor, stërvitjeve në palestër, përveçse ka hequr 25 kg nga trupi i tij, ai gjithashtu ka bërë një fizik të tonifikuar e me muskuj barku, gati gati si të një modeli.

teuta-kurti

TEUTA KURTI

Këngëtarja kosovare Teuta Kurti i la të gjithë gojë hapur kur u shfaq me imazhin e saj të ri. Një model floku ndryshe, e veshur me fustane e minifunde, të gjitha këto treguan se Teuta nuk kishte më komplekse me trupin e saj, pasi më në fund kishte humbur peshë. Ajo humbi më shumë se 10 kg, gjë që i dha asaj siguri në vetvete pasi që nga ajo kohë, Teuta filloi të tregonte më shumë lëkurë.

valbona-mema

VALBONA MEMA

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema, është një tjetër personazh që meriton të trajtohet si histori suksesi në listën e të famshmëve me kilogramë të humbur. Falë një regjimi riogoroz me dietë dhe palestër, Valbona mundi të heqë më shumë se 20 kilogramë nga trupi i saj…

sara-hoxha

SARA HOXHA

Dhe e fundit në listën tonë, por jo për nga rëndësia është një nga trashëgimtaret e “Top Channel”, Sara Hoxha. E njohur për shëndetin e saj të tepërt, Sara bëri një ndryshim drastik brenda një viti, duke i çuditur të gjithë, e madje shumica e pyesnin vazhdimisht, si ia dole? Por për Sarën mënyra se si ajo ka humbur peshë nuk është e shëndetshme, kështu që nuk ka dashur t’ia rekomandojë askujt.

Tags: DobesimkilogrameshendetTe famshemtransformimVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Supernova: Modë, forcë, identitet!
Breaking News

Supernova: Modë, forcë, identitet!

19/08/2025
Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!
Breaking News

Bukuri, fuqi dhe harmoni: Ju prezantojmë “Global Woman Beauty”!

15/07/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Next Post
Dalin detaje të reja për ndarjen Jolie-Pitt, shkaktarja mund të jetë Selena Gomez…

Dalin detaje të reja për ndarjen Jolie-Pitt, shkaktarja mund të jetë Selena Gomez...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera