Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga shtatzënia tek planet për dasmë, Zaimina tregon gjithçka nuk dinim për të

18/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga shtatzënia tek planet për dasmë, Zaimina tregon gjithçka nuk dinim për të

Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ku rrëfeu detaje nga jeta private, familja dhe gjithçka po përjeton me ardhjen e Khloes në jetë.





Këngëtarja e njohur e nisi rrëfimin me eksperiencën gjatë shtatzënisë, të cilën e përshkroi si të qetë, por zbuloi edhe dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj për të pasur një djalë.


“Klodi u mërzit pak në fillim sepse e kishte përgatitur veten që do vinte në jetë një djalë, madje dhe miqve të tij ua kishte këtë gjë që në kohën kur gjinia nuk ishte zbuluar akoma. Më pas erdhi momenti i lindjes dhe këtu dua të tregoj se nuk kam lindur në mënyrë natyrale, por sapo më ka dalë anestezia kam kërkuar Khloen dhe ai moment është i paharrueshëm. Nuk ka fjalë që do ta përshkruanin sa shumë emocion kam ndjerë. Kam thënë edhe herë të tjera do të doja të isha bërë nënë më herët, se mendoja kurrë sa të lumtur do më bënte kjo gjë”,-u shpreh Zaimina.

Më tej bukuroshja e ekranit zbuloi se nuk jeton në Tiranë me familjen e saj, por diku tjetër. Duke mos dashur ta përmendë vendin, ajo rrëfeu se më herët jetonte në Durrës për shkak të punës së bashkëshortit, por tashmë janë zhvendosur në një vilë e menduar më herët si shtëpi pushimi, por që u kthye në banesë të përhershme për rehatinë dhe privatësinë që ofron.

Po ashtu u fol për marrëdhënien me bashkëshortin, të cilën Zaimina e përshkroi si shumë të bukur, megjithëse ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Këtu nuk u la jashtë vëmendjes as raporti me dy vajzat e tjera të Klodit, të cilat janë më të rritura.

“Unë nuk e kam thënë më herët publikisht sepse nuk doja që njerëzit të paragjykonin. Por ne kemi një marrëdhënie perfekte. Të dyja vajzat janë shumë të edukuara dhe të kulturuara nga nëna e tyre dhe bashkëshorti im. Këtu ndikon edhe fakti që janë rritur jashtë Shqipërisë, ato kanë tjetër mentalitet dhe unë jam shumë e lumtur që Khloe ka dy motra”,-rrëfeu ish-Miss Shqipëria.

Po një dasmë a është në planet e çiftit të njohur? Zaimina nuk e mohon që një ceremoni do bëhet, por nuk do të jetë dasmë e madhe me të ftuar pafund. Dy të dashuruarit mendojnë se së shpejti do të organizojnë një ceremoni private me njerëzit më të afërt, pasi nuk është në dëshirën e tyre të ‘konkurrojnë’ dasmat e tjera VIP.

Në përfundim, këngëtarja e njohur theksoi sërish se ka hequr dorë nga muzika përfundimisht, madje tani kur shikon këngët e saj të vjetra nuk ndalon dot të qeshurën dhe për këtë ja vë fajin moshës.

Si një nënë e re dhe një femër në karrierë, Zaimina e ka vendosur që do t’i përkushtohet familjes, biznesit dhe profesionit të saj të vërtetë, arkitekturës. /revistawho.com

Tags: detajejeta privatekhloeKlodimarredhenietnenerudinazaiminazbulon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Next Post
Komentuesit i kthehen Kim Kardashian, e akuzojnë se po kërkon të duket si zezake

Kim Kardashian kritikohet nga fansat, këtë herë për paraqitjen e së bijës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera