Luiz Ejlli ishte i ftuar në “Më lër të flas” duke dhënë intervistën e parë të plotë pas mbarimit të “Big Brother VIP 2”, ku edhe u shpall fitues. Pas gati 1 jave që prej fitores, Luizi më në fund iu përgjigj të gjitha pyetjeve për të cilat publiku ka qenë kuriozë.
Fituesi tha se aktualisht është shpërngulur në një shtëpi të re në një lagje të thjeshtë të Tiranës. Ai tregoi se me paratë që janë mbledhur nga ‘GoFundMe’ do i dhurojë shtëpi një familjeje në nevojë.
Sa i përket deklaratës së Kiarës, e cila dëshiron të bëhet nënë, Luizi la të kuptohet se ende nuk ka bërë plane për këtë hap kaq të rëndësishëm.
“Unë them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë”, u përgjigj ai.
Kur u pyet për mungesën e familjarëve në dasmë, i prekur, Luizi tregoi se nëna e tij ka qenë shumë sëmurë ndërsa motra e ka patur të vështirë të përballojë presionin nga komentet që janë bërë për të.
“Unë babën nuk e kam. Familja jeton në Amerikë, por këtu ishin nëna dhe motra. Nëna ka qenë shumë e sëmurë atë natë. Dhe motrën e vriste presioni, tensioni nga jashtë, komentet që thonin ‘familja e ka shfrytëzuar’ e kështu gjërash. Kjo ishte arsyeja pse sapo mbarova, i hypa makinës ika në Shkodër”, tregoi Luizi.
Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët për tu futur në politikë, por tha se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.
“Unë i them çdo shqiptari të votojë. Kush nuk voton hesht. Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatashme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem”, u shpreh Luizi.








