Që kur Zayn Malik dhe Gigi Hadid u bënë prindër për herë të parë disa muaj më parë, u përpoqën ta mbajnë të fshehtë emrin e vajzës së tyre. Së fundmi në rrjet ka qarkulluar lajmi se e vogla e tyre quhet Dorothea, ashtu siç Taylor Swift ka vendosur të quajë një prej këngëve të saj të fundit. Këto dyshime janë shtuar pasi ndjekësit kanë bërë lidhjen logjike se Swift ka vepruar kështu dhe më parë. Në albumin e saj të karantinës “Folklor” ajo zbuloi emrin e fëmijës së tretë të mikut të saj Ryan Reynolds dhe Blake Lively, Betty, para se ata ta ndanin me fansat.
Taylor krijoi tre personazhe në këngën e saj që i quajti si tre fëmijët e tyre: James, Inez dhe Betty.
E vërteta nuk dihet ende, por kaq ka mjaftuar që komentet të jenë të pafundme nëse vajza e Gigi-t dhe Zayn mban emrin Dorothea./revistawho.com








