Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

03/07/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga sot, udhëto me rrjetin Vodafone në Ballkanin Perëndimor, pa tarifa roaming

Të gjithë e dimë sa stresues mund të bëhet një udhëtim, nëse nuk do të kishim mundësi e lehtësira në
përdorimin e telefonit dhe internetit. Sepse na duhet të kemi informacion në çdo kohë e për gjithçka. Na
duhet të marrim në telefon familjarët, kolegët, stafin, për axhendat e meraqet që kemi lënë pas, në
shtëpinë, punën, vendin tonë. Për qyetarët e Ballkanit Perëndimor që po udhëtojnë shpesh e më shpesh
brenda rajonit, jo vetëm për turizëm, por edhe për arsye pune e biznesi, lehtësia më e madhe e
komunikimit roaming fillon pikërisht sot më 1 korrik.
Tarifa 0 roaming në të 6 vendet Ballkanit Perëndimor ishte një mision që u realizua me hyrjen në fuqi të
Marrëveshjes Rajonale të Roaming, e nxitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe e nënshkruar mes
BE-së dhe 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i
Zi.)
Zerimi i tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor për thirrjet hyrëse dhe dalëse, nën moton
“Udhëto pa tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor”, do të jetë një lehtësi e madhe, jo vetëm financiare,
por edhe burokratike.
E mbështetur edhe nga Vodafone Albania, kjo platformë lehtësuese, do t’ua mundësojë edhe
shqiptarëve “Të flasin si në shpi” kudo që të udhëtojnë në rajon. Klientët Vodafone do të kenë
mundësinë të përdorin njësitë e planit të tyre tarifor pa asnjë kosto shtesë sikur të jenë në Shqipëri,
edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi e Maqedoni të Veriut.
Jo vetëm kaq. Vodafone ofron një plan shumë të favorshëm roaming edhe përtej rajonit. Për të
shmangur tarifat për njësi dhe për të mbajtur nën kontroll shpenzimet pas përfundimit të planit
tarifor/njësive aktive të paketës, klientët Vodafone mund të aktivizojnë paketën 1 GB Roaming në
Evropë, që konsiderohet produkti premium i paketave aktuale roaming (i vlefshëm për BE, SHBA,
Kanada) për klientët me parapagesë dhe ata të planit tarifor “Next”. Kjo paketë, e cila kushton vetëm
1,300 lekë dhe përmban 1.5 GB, vlen për dhjetë ditë. Klientët “Next” përfitojnë dyfishin e internetit të
kësaj pakete, pra 3 GB. Ndërkohë, me paketën roaming aktive, minutat hyrëse dhe dalëse tarifohen
njësoj si në Shqipëri.
Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group, ofron shërbimet e ofertat roaming më konkurruese në
treg, falë shtrirjes së gjerë të rrjetit Vodafone dhe partnerëve. Vodafone ofron shërbime roaming në 210
shtete të ndryshme e ka marrëveshje roaming me 650 operatorë celularë nëpër botë. Kjo është arsyeja
se përse për udhëtimet jashtë vendit, rrjeti Vodafone është pa dyshim partneri më i mirë për të
garantuar një komunikim të pandërprerë dhe cilësinë më të mirë të shërbimit, kudo ndodheni./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Sikur partnerja të mos kish postuar këtë foto, as do ta kishim ditur që J Balvin është bërë baba

Sikur partnerja të mos kish postuar këtë foto, as do ta kishim ditur që J Balvin është bërë baba








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera