Erik Troqe po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën artistike shqiptare. Pas bashkëpunimit me Anxhela Peristerin, një sukses i padiskutueshëm, vjen një tjetër surprizë: një set fotografik i realizuar nga fotografi i njohur Fadil Berisha.

Dueti me Anxhela Peristerin shënoi një moment të rëndësishëm për Troqen, duke e prezantuar atë para një audience më të gjerë dhe duke treguar potencialin e tij vokal dhe artistik.
Së fundmi, bashkëpunimi me Fadil Berishën sjell një tjetër dimension të figurës së tij publike. Seti fotografik ka një estetikë të guximshme, sensuale, moderne, duke eparaqitur Erik Troqen në një dimension të ri. Fotot kanë tërhequr vëmendje në rrjete sociale dhe media, duke nxitur diskutime rreth stilit dhe prezencës së tij.


Një gjë është e sigurt: Erik Troqe është në një fazë ku emri i tij shkruhet paralelisht me emrin: ART!








