Noizy ka reaguar për herë të parë pas lajmit se është përfshirë në një sherr me grushta me një personazh TikTok-u, Medi Iseni. Ai ka sqaruar se nuk ka prekur njeri me dorë në Pejë në natën për të cilën është kallëzuar.
“Unë nuk preka asnjë person atë natë ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s‘ja kam idenë se kush janë.
Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shancin të them as një gjysmë fjale.
Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi më ka shoqëruar jashtë discos në makin dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan Noizy.
Më tej ai shprehet se ishte në punë në atë kohë.
“Vetem di të them se unë isha në punë kur ai vendosi me ardh mem ra në qafë sepse i kishte premtuar dikujt një natë më para në TikTok ku thot “do iki në backstage te Noizy dhe do bëj pompa”.
Dhe, pse ka pas aq shumë njerëz në backstage kur ti vendose të hyje aty se di, por di të them se kështu ndodh në çdo koncert, hyjnë e dalin plot njerëz. Fansat/Kamarier/Sigurima/Miq/Koleg etj.
Mirëpo, nëse do mu jepte mundësia me kthy prapë atë moment s’do e lejoja asnjë me e prek, por do ti thoja turp të vije se je 40 vjeç bab me fmi. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz tjerë dhe jo veç mua, kto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në tiktok“, shkruan Noizy.