Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Ngjyrat e jetës”, dizenjuesja Anila Hetoja sjell përvojën kanadaze në Tiranë

13/06/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
“Ngjyrat e jetës”, dizenjuesja Anila Hetoja sjell përvojën kanadaze në Tiranë

Me telajon e lidh një miqësi 20-vjeçare, por që duket se është nga ato dashuri që nuk mbarojnë deri në fund të jetës. Dhe Anila Hetoja e thotë me siguri këtë. Që në moshën 5-vjeçare kur mësoi të vizatojë e deri më sot, ajo ndjehet më shumë se kurrë e dashuruar me ngjyrat. Anila ka studiuar ekonomi në Tiranë, por me pikturën nuk u nda asnjëherë. Shijet e saj artistike i kultivoi më tutje gjatë studimeve universitare pranë Universitetit “RCC Yorkville”, Toronto, Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”. Me rikthimin në Tiranë, Anila nuk humbi kohë por nisi punën për ekspozitën e parë me tematikë “LOVE”, ku publikoi 40 punime të saj. Ekspozita e parë ishte ogur i mirë për artisten e re e cila pas pak kohësh përgatiti ekspozitën e saj të dytë. Kjo ekspozitë erdhi më ndryshe për artdashësit, ajo ishte në bashkëpunim me një kolege, artiste të re dhe punimet kishin si tematikë veshjet tradiocionale.

Pasioni për designer

Interior designer është një profesion që dita-ditës po tërheq mjaft syresh të cilët duan të arredojnë me shije ambientet e shtëpisë apo dhe punës. Në shtëpinë e saj, artistja shkodrane të flet përmes ngjyrave, pikturat në mur dhe arredimi janë në sinkron të përkryer dhe kjo e bën atë të veçantë. Shijen e saj të hollë kërkon ta ndajë dhe me miqtë që e ftojnë herë pas here të japë këshilla se si mund të jetë atraktiv ambienti i tyre dhe si mund të personalizohet ai pa qenë nevoja të kthehemi në imitues të këqinj.

 Planet në të ardhmen

“Në planet e mia është ekspozita e tretë e cila do të ofrojë një larmi ngjyrash që do të përcjellin mesazhin për jetën, dashurinë. Nëpërmjet artit pamor, atë që s’mund të shprehet me fjalë, artisti e shpreh përmes penelave duke shpalosur talentin e tij në gërshetimin e ngjyrave dhe ku mjeshtëria e përdorimit të ngjyrave evidenton shijet artistike të një piktori nga një tjetër”, – shprehet artistja e re.






Tags: Anila Hetojainterior designpikture
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
FOTO PAPARACI/ “Polici i Portokalli”-së nis pushimet me familjen në Qerret, argëtohet me të bijën

FOTO PAPARACI/ "Polici i Portokalli"-së nis pushimet me familjen në Qerret, argëtohet me të bijën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera