Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez paditet pse postoi fotot e saj! 21/05/2025
Elita 5 fiton “Netët e Klipit Shqiptar”! Kush janë artistët e tjerë që morën çmime 21/05/2025
Blogerja që vizitoi çdo shtet të botës tregon vendin ku nuk do rikthehej kurrë! 21/05/2025
“S’kemi ku hamë”/Julia Ilirjani kujton periudhën e vështirë: I thashë Renees… 21/05/2025
E quajti një k*rvë të vdekur, vajza e Elon Musk rrëfen anët e errëta të miliarderit amerikan 21/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nica – 4 milionë turistë në vit, qyteti i insipirimit dhe traditës (FOTO)

16/09/2016
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Nica – 4 milionë turistë në vit, qyteti i insipirimit dhe traditës (FOTO)

Qyteti i Nicës, ndodhet në Francë dhe është destinacioni i dytë më i famshëm në këtë shtet. Qyteti i palmave ka një hapësirë territoriale prej 13 km2 dhe numëron rreth 1 milion banorë. Nica është e pozicionuar në jug-lindje të Francës dhe kufizohet me principatën e Monakos.





ndrenika-noa_1473678947-6408659

Histori


Bukuria e rrallë e Nicës dhe klima e saj mesdhetare tërhoqi vëmendjen e klasës superiore angleze qysh në shekullin e 18-të, ku familjet e pasura kalonin stinën e dimrit. Për këtë arsye që prej asaj kohe shëtitorja e Nicës mori emrin “Promende des Anglais” (shëtitorja e anglezëve). Prej dekadash peisazhet piktoreske të Nicës kanë bërë për vete, jo vetëm njerëzit që preferojnë qëtësinë, por edhe ata që kërkojnë inspirimin. Ajri i pastër dhe drita e ëmbël e qytetit kanë tërhequr shumë artistë të njohur në kulturën perëndimore, si Marc Chagall, Henri Matisse, Niki de Saint Phalle dhe Arman, etj.

Vendbanimet e para të njohura në zonën e Nicës datojnë rreth 400.000 vjet. Nica (Nikea) ndoshta u themelua rreth 350 p.e.s nga Grekët e Massilias (Marseille) dhe i dhanë emrin e Νικαία (“Nikaia”) në nder të një fitoreje mbi Ligurian fqinje (Nike është perëndeshë Greke e fitores). Qyteti shpejt u bë një nga portet tregtare më të ngarkuar në bregdetin Ligurian; por ajo kishte një rival të rëndësishëm në qytetin Romak të Cemenelum, i cili vazhdoi të ekzistojë si një qytet i veçantë deri në kohën e pushtimeve Lombard. Rrënojat e Cemenelum janë në Cimiez, i cili tani është një lagje e famshme në Nicë.




nice-france

Çfarë mund të vizitoni?

Nica mban vendin e dytë në Francë për kapacitetin e hoteleve dhe ajo vizitohet nga 4 millionë turistë në botë. Ajo spikat për sheshet e saj të bukura ku pasditeve mblidhen njerëz nga i gjithë qyteti.

Sheshet kryesore të Nicës:

Place de Massena

Place Garibaldi

Cours Saleya

Place du Palais

Vende të tjera që mund të vizitoni:

Nica e vjetër (Vielle Nice)

Ujvara e kështjellës (La Colline du château)

Shëtitorja e Anglezve (La promenade des Anglais)

Muzeu Marc Chagall

Muzeu i Arteve Kontemporane (Le musée d’art moderne et contemporain de Nice)

Katedralja e Saint-Nicolas de NiceMuzeu

“Le musée Matisse”Opera e  Nice

place-massena-228235015293_a0b3e9b3d6_b

5017817851_fa4371ea46_oob_11e3e5_nice-la-cascade-colline-du-chateau-1

Në të kaluarën Nica ka mirëpritur shumë emigrantë nga Italia (të cilët sot përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë), por edhe nga Portugalia, Spanja etj. Por në dekadat e fundit emigrimi ka qenë më i hapur ashtu si në të gjithë Europën, me ardhjen e emigrantëve veçanërisht nga Afrika perëndimore. Por tradita vazhdon të mbetet ende e gjallë, veçanërisht muzika folklorike dhe vallet. Kërcimi më i famshëm është farandole.

nice-promenade-des-anglais-1983248577

Ushqimi 

Ushqimi Nisuaz është veçanërisht i lidhur me provincën e Ligurias dhe Piemontes. Ata përdorin produktet vendase si vaji i ullirit dhe açuge (cironka), por edhe shumë fruta dhe perime.

Nica ka disa pjata të famshme edhe në botë që spikasin për veçantinë e tyre si tarta e kripur me qepë dhe açuge e quajtur “Pissaladiere”. Socca, një lloj petulle e gatuar me qiqra. Sallata Nisuaze e cila gatuhet gjerësisht edhe në vendin tonë në restorante të ndryshme.

ok-2  of-1ok-4of-3

Për të udhëtuar në qytetin e Nicës nga Shqipëria nuk ka një linjë ajrore direkt, por mund të udhëtohet me opsionin tranzit. Alternativë më ekonomike mund të jetë edhe udhëtimi me tren apo autobuz nga Italia. Genova-Ventimiglia dhe më pas Ventimiglia-Nicë. Agjensi të ndryshme udhëtimesh sugjerojnë edhe udhëtimin me autobuz.

Javës tjetër do të sjellim pranë jush një qytet tjetër të mrekullueshëm.

Tags: FranceNicaqytetudhetim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!
Breaking News

Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!

22/04/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
“Ferma VIP 2” me surpriza të mëdha, ja kush janë 16 fermerët në garë për 100,000€
Kryesore

“Ferma VIP 2” me surpriza të mëdha, ja kush janë 16 fermerët në garë për 100,000€

01/04/2025
Është zyrtare! Luana drejton edicionin e dytë të “Ferma VIP” dhe sapo zbuloi datën!
Kryesore

Është zyrtare! Luana drejton edicionin e dytë të “Ferma VIP” dhe sapo zbuloi datën!

23/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post

Kjo mund t’i shpëtojë jetën, por a do ia bënit këtë fëmijës suaj? (VIDEO)







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera