• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra bëhen prindër në mënyrë sekrete

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat e tyre në profilet sociale duke i habitur jo pak.

“Jemi shumë të gëzuar të konfirmojmë se kemi mirëpritur një foshnjë nëpërmjet një nëne surrogate. Kërkojmë respekt për privatësinë gjatë kësaj kohe të veçantë teksa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit”,-kanë shkruar ata. 

Çifti nuk e zbuloi gjininë e foshnjës, por “TMZ” ka zbuluar se ata tashmë kanë një vajzë.

Lajmi erdhi vetëm një javë pasi Chopra tregoi dëshirën e saj dhe të Jonas për fëmijë në një intervistë për “Vanity Fair”./revistawho.com