Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

Në një kohë kur lajmet për tensione brenda familjes së famshme Beckham vazhdojnë të qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale, Nicola Peltz Beckham ka zgjedhur të mos ushqejë dramën publike. Në një intervistë të publikuar për The Hollywood Reporter, aktorja 31-vjeçare shmangu me elegancë pyetjet rreth marrëdhënies mes bashkëshortit të saj Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, duke theksuar se fokusi i saj këto javë ka qenë vetëm puna në projektin e ri filmik.





 

Duke folur për përkushtimin e saj me filmin Prima, Peltz Beckham u shpreh qartë: “Për dy javë e gjysmë kam qenë në dhomën e montazhit. Sinqerisht, nuk kemi pasur as fundjava. Thjesht kemi punuar për të përmbushur afatin”. Ajo shtoi se përqendrimi në projektin kreativ ka qenë një përvojë shumë pozitive për të, duke theksuar: “Ka qenë e mrekullueshme të fokusohem te kjo dhe të jem kreative. Ka qenë shumë argëtuese dhe mezi pres që filmi të dalë”.


 

Megjithatë, mes angazhimeve intensive profesionale, Nicola gjeti kohë edhe për një moment personal, festimin e ditëlindjes së 27-të të bashkëshortit të saj. Në një dedikim publik në rrjetet sociale, ajo e përshkroi Brooklyn si një nga njerëzit më të veçantë në jetën e saj, duke shkruar: “Shpresoj që të gjitha ëndrrat dhe dëshirat e tua të realizohen! Ti ndriçon çdo dhomë ku hyn dhe kushdo që të njeh të do shumë. Më pëlqen të jem gruaja jote”.

 

Ndërkohë, edhe prindërit e Brooklyn reaguan publikisht për ditëlindjen e tij, pavarësisht spekulimeve për tensione familjare. Victoria Beckham publikoi një mesazh të shkurtër në Instagram Story: “Gëzuar ditëlindjen, Brooklyn. Të duam shumë”. Edhe David Beckham ndau një foto të vjetër të djalit të tij duke shtuar: “Gëzuar ditëlindjen, Bust. Të duam”. Një gjest i thjeshtë, por domethënës, që sugjeron se pavarësisht zhurmës mediatike, familja Beckham vazhdon të ruajë një lidhje që publiku e ndjek gjithmonë me interes.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
Next Post
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera