Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Riko Shibata ka sjellë në jetë një vajzë. Çifti i ka vendosur emrin August Francesca Coppola. Vogëlushja është në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me mamanë. Vajza është fëmija i parë i Cage me Riko Shibata-n. Aktori është gjithashtu baba i dy fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme, Kal-El 16 vjeç dhe Weston 31 vjeç.









