Shuhen thashethemet për ndarjen mes Nicole Scherzinger dhe Grigor Dimitrov. Prej disa ditësh flitej se marrëdhënia e tyre ishte në krizë dhe çifti po ndahej. Çifti është fotografuar teksa po largoheshin nga “London Palladium”, pas një mbrëmje të këndshme duke parë “Funny Girl”.
Teksa shëtisnin rrugëve të kryeqytetit britanik, Nicole, 37-vjeçare, dhe i dashuri i saj 25-vjeçar dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë, duke hedhur përfundimisht thashethemet se romanca e tyre është drejt fundit.