Për publikun ajo njihet si aktorja e serialit “Dashuri e pafund”, por Neslihan Atagul ka edhe një profesion tjetër, modelingun. Prej disa kohësh karriera e saj në këtë fushë është duke ecur mjaft mirë dhe së fundmi ajo është bërë imazh i firmës së njohur të bizhuterive “Bvlgari”. Pjesë e kësaj kompanie janë edhe modelet me famë ndërkombëtare, Bella Hadid apo Eva Green.
Neslihan është modelja e parë turke e cila arrin të ketë kaq shumë sukses. Të ketë ndikuar edhe fama në aktrim vallë?/revistawho.com