Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nik Xhelilaj një “Winnetou” perfekt…

05/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nik Xhelilaj një “Winnetou” perfekt…

Kur u paraqit Niku në skenën e provave, regjisori Philipp Stölzl e kuptoi menjëherë: “ky mundet”. Dhe ja tani, aktori i ri shqiptar po ecën në gjurmët e Pierre Brice-s së madh.





Aktori shqiptar Nik Xhelilaj luan rolin kryesor në  versionin e ri të filmit “Winnetou”, të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të autorit gjerman Karl May.

Meqë Niku (Kreshniku) aktualisht jeton në Berlin, gazeta Berliner Zeitung ka bërë një intervistë me të. “Perëndimi i egër në film ndërsa lindja e egër privatisht shkruan gazeta duke aluduar në prejardhje  e Nikut por edhe parapëlqimin që ai ka për pjesën lindore të Berlinit ku jeton prej rreth tre muajsh.


Gjermanishten ende nuk e flet dhe aq mirë. Megjithatë: “Alo, unë jam Niku. Unë jetoj tani në Berlin. Këtë mund ta them”, thotë duke qeshur burri 1 metër e 88 cm i gjatë, me sy ngjyrë kafe. “Para se të fillojë shfaqja e Vinetou-s, më duhet ta mësoj edhe më mirë gjermanishten. E kjo pritet të ndodhë deri në kohën e Krishtlindjes.

Edhe aq shumë në fakt nuk i është nevojitur gjermanishtja Nikut deri tash. Në film ai flet fare pak gjermanisht ndërkohë që të shumtën e kohës e flet gjuhën e fisit indian Lakota.

Filmi, si trilogji, është xhiruar nga gushti deri në dhjetor të vitit 2015, në vendet “origjinale” në Kroaci. (me “origjinale” këtu mendohet duke iu referuar vendxhirimeve të versioneve të hershme të Vinetou-s në vitet `60).

Nik Xhelilaj e pranon me modesti se deri sa nuk është përzgjedhur për këtë rol, nuk ka ditur asgjë për heroin indian të Karl May-t.

Ndërsa ekipi i filmit kishte kërkuar një kohë të gjatë për të gjetur një aktor që përshtatej në këtë rol. Kur u paraqit Niku në skenën e provave, regjisori Philipp Stölzl e kuptoi menjëherë: “ky mundet”.

Dhe ja tani, aktori i ri shqiptar po ecën në gjurmët e Pierre Brice-s së madh, aktorit që është identifikuar një jetë tërë me Vinetou-n. Edhe e veja e Brice-s, Hella Krekel nuk i kursen lëvdatat për Nikun: “Ai duket si indian, dhe me siguri do t`i pëlqente edhe Pierr-it”. /albinfo.ch/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Next Post
Ja urimi i Dasarës për Liri Berishën: Je model i mirësisë

Ja urimi i Dasarës për Liri Berishën: Je model i mirësisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera