Nik Xheliaj do të rikthehet në telenovelat turke. Kështu shkruhet në faqen zyrtare të televizionit “Birsen Altuntas” në Turqi. Aktorin shqiptar do ta shohim në seritë e reja të serialit të njohur “Amaneti”. Ai do të luajë rolin e Poyrazit, teksa dihet se ky është një prej serialeve më të suksesshme të kinematografisë turke. Kujtojmë se Xheliaj ka marrë pjesë në dhjetra prodhime kinematografike, në disa prej të cilave ka qenë protagonist. Është vlerësuar me disa çmime.