Omer, i cili mori fajin për të shpëtuar djalin e tij Metehan, shpejt shfajësohet pasi zbulohet e vërteta, por inati i tij ndaj Këvëllxhëm nuk do të largohet lehtë. Të gjithë do ta konsiderojnë Këvëllxhëm përgjegjëse për atë që i ndodhi Omerit dhe Këvëllxhëm nuk do të jetë në gjendje të shpjegojë veten. Këvëllxhëm do të marrë mbështetjen më të madhe nga Doa, por nga ana tjetër Doa do të përplaset me Fatihun për shkak të mbështetjes që ka për nënën e saj. Umut do të gjejë zgjidhje kreative për të kontaktuar me Nursemën, e cila refuzon ta shohë dhe do të përpiqet ta kalojë këtë periudhë të vështirë me më pak dhimbje. Ora që Abdullahu bleu si dhuratë falënderimi për Alev shkakton një problem të ri midis Sonmez dhe Alev, por Abdullah, i cili mëson për problemin, do ta zgjidhë incidentin brenda një kohe të shkurtër dhe do ta bëjë Alev të lehtësohet. Nilaj, e cila bie në rrjetën e mashtruesve, po tërhiqet gjithnjë e më thellë dhe është gati të bëjë gabimin e jetës së saj. Ajo tenton të helmojë Doan që të dështojë fëmijën, por pendohet në momentin e fundit.