Ngjarjet e ndodhura e mërzisin dhe tensionojnë shumë Alevin. Ajo vendos të shkojë për një kohë jashtë vendit dhe e zbaton vendimin e saj pa i thënë Abdullahut.
Gjithçka po shkon mirë në vendin e ri të punës së Umutit, ai po fiton shumë para. Është e rëndësishme që familja e Nursemës të vërejë situatën e re. Prandaj, ai i jep një vakt familjes.
Përgjigja negative e Këvëllxhëm ndaj propozimit për martesë të Ertugrul do të dëmtojë marrëdhënien e tyre.
Omer nga ana tjetër përpiqet të njohë më shumë Gorkemin.
Mustafa shkon te mjeku për një ankesë të thjeshtë dhe përjeton tronditjen e jetës si pasojë e ekzaminimeve. Doktori i thotë Mustafait se ka një problem dhe nuk mund të bëjë fëmijë. Muastafa shokohet dhe i tregon se ka një fëmijë 2-muajsh.
Abdullah pëson një atak kardiak. Kjo ngjarje e keqe bën që e gjithë familja të mblidhet sërish bashkë.
Duke mësuar se Abdullahu është i sëmurë, Alev kthehet në qytet me avionin e parë, por për të parë Abdullahun nuk do të jetë aspak e lehtë.
Umut tërhiqet nga gëzimi për të fituar shumë para dhe fillon të përfshihej në biznese gjithnjë e më të rrezikshme.
Dyshimet e Mustafait për Nilajin sa vijnë e shtohen. Për këtë arsye ai fillon ta trajtojë keq dhe kjo situatë fillon të tërheq vëmendjen e gjithë familjes. Nilaj i thotë Mustafait se fëmija nuk është i tij. Si do e presin të gjithë këtë deklaratë?