Dafina Zeqiri së fundmi ka qenë në fokus të mediave, për shkak të jetës së saj private.
Pak ditë më parë u konfirmua për revistën “Who” nga burime të afërta të këngëtares për një ndarje mes saj dhe DJ Geek.
Dyshja deri më tani nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar.
Dafina përmes një postimi në “Instagram” njofton se po vjen një “epokë e re” në jetën e saj.
“Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia duhet të bëj ndryshime të vogla. Ky është fillimi i një epoke të re”, shkruan ajo mes të tjerash.









