Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Nis ‘Open Festival on Tour’, 10 artistë argjentinas sjellin traditat dhe kulturën e tyre në Shqipëri

05/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Nis ‘Open Festival on Tour’, 10 artistë argjentinas sjellin traditat dhe kulturën e tyre në Shqipëri

Argjentina ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga vendet inspirim nga tradita, muzika, arti dhe kultura që mbart. Si asnjëherë më parë, traditat dhe kërcimet e këtij vendi do të mund t’i shohim së shpejti në Shqipëri, nëpërmjet 10 artistëve argjentinas që do përfaqësojnë vendin e tyre nëpërmjet performancave të tyre. Grupi Sangre Nativa-Argentina vjen për herë të parë në Shqipëri, për të sjellë kërcimet karakteristike argjentinase dhe vallet e tyre tradicionale në disa qytete të vendit tonë. Ardhja e këtyre artistëve është mundësuar nga ‘Open Festival on Tour’, një ide kjo që ka nisur nga dy persona që kanë lindur për të kërcyer, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso në bashkëpunim me ‘Njerëz dhe ide’. Gjatë një konference për shtyp, Enada ka zbuluar disa detaje të tjera në lidhje me turneun që do të nisë në datë 7 të muajit qershor. “Argjentina ka folkun, ka muzikën, të cilën jo të gjithë kanë mundësinë ta njohin, ta kenë dëgjuar muzikën, ta kenë parë kërcimin e tyre. Kështu që kjo ishte ajo shtysa që më bëri mua për të patur Argjentinën në Shqipëri. Ajo çfarë më bëri përshtypje kur vizitova këtë vend të mrekullueshëm, janë njerëzit. Ata janë të lumtur dhe çdo gjë e shprehin me kërcim. Jam e lumtur, sepse kam 10 artistë që do të bëjnë vërtetë një performancë të shkëlqyer, që do ta bëjnë këtë ‘tour’ tepër të rëndësishëm dhe tepër të bukur”, është shprehur Enada. Ajo gjithashtu ka zbuluar se turneu do të nisë në datë 7 qershor, fillimisht në qytetin e Korçës. Tirana ndërkohë do jetë një nga stacionet e rëndësishme ku grupi i artistëve argjentinas do performojë së bashku me Enada Hoxhen dhe Gerd Vason per disa ditë radhazi në Teatrin ‘ArTurbina’ në datat 10, 11 dhe 12 Qershor. Për të vijuar më tej me qytetin e Fierit në datën 17 Qershor, Teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës në datën 19 dhe 20 Qershor, Teatri “Skampa” i qytetit të Elbasanit 21 Qershor, për ta mbyllur me qytetin e Vlorës në datë 27 Qershor në Lungomare./revistawho.com






Tags: grupi argjentinasne shqiperiopen festival on tourperformon
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Pasi e ofendoi publikisht, Donald Trump përpiqet të sqarojë situatën me Meghan Markle

Pasi e ofendoi publikisht, Donald Trump përpiqet të sqarojë situatën me Meghan Markle








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera