“Big Brother VIP Albania” nis më 21 dhjetor dhe teksa kanë mbetur fare pak ditë nga nisja, mediat nuk kanë reshtur së spekuluari rreth emrave të banorëve të rinj të këtij edicioni.
Veç listës së njohur tashmë që përfshinë: Devi & Dori (dyshja e Fiks Fare) si konkurrent i vetëm, Visjan Ukcenaj, Cubi Metkaj, Enxhi Nasufi, Sara Hoxha, Kastro Zizo, Eugent Bushpepa etj, duket se tre emrat të tjerë mjaft të njohur të ekranit mund t’i bashkohen duke shtuar kuriozitetin e publikut.
Bëhet fjalë pikërisht për Rozana Radin, Laert Vasilin dhe këngëtarin Marin.
Dyshja e parë pritet të sjellë një dinamikë të veçantë në spektakël, duke qenë se të dy njihen për karakterin e tyre të fortë por edhe emri i reperit të famshëm nga Hasi sjell goxha mister dhe kuriozitet.
Për të tjerat na mbetet vetëm të presim 21 dhjetorin!