Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Nis prapavija e Mërkurit/ Një periudhë transformimi, ja ç’ju pret sipas shenjës së horoskopit

09/05/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Nis prapavija e Mërkurit/ Një periudhë transformimi, ja ç’ju pret sipas shenjës së horoskopit

Kjo është një javë e rëndësishme sipas astrologjisë. Të martën Mërkuri shkon në prapavijë duke në ndihmuar të rishikojmë situatat, të rigjejmë veten dhe të rimendojmë gjërat. Në të njëjtën ditë Jupiteri hyn në Dash për herë të parë që nga viti 2011 dhe do qëndrojë aty deri në tetor. Kjo do të thotë se këtë periudhë do frymëzohemi për tu fuqizuar, për të pasur më shumë liri dhe për të shprehur më mirë veten.





Dashi – Këtë javë kujdes me fjalët. Prapavija e Mërkurit nis të martën dhe do t’ju ndihmojë të jeni më praktikë me mendimet, qëllimet dhe komunikimin. Në të njëjtën ditë Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe fillon periudha më e bukur e jetës për ju. Realizoni çfarë dëshironi dhe guxoni t’i bëni ëndrrat realitet.

Demi – A jeni aty ku ju vlerësojnë? Prapavija e Mërkurit nis të martën dhe do t’ju ndihmojë të rivlerësoni nëse bota e jashtme përputhet me vlerat tuaja të brendshme. Nis një shërim i fuqishëm, një mbyllje kapitulli dhe Jupiteri do t’ju ndihmojë të lëshoni çfarë ju mban pas.


Binjakët – Merr një pushim! Prapavija e Mërkurit fillon të martën dhe do të dëshironi të qëndroni të ndërgjegjshëm. Jini skeptik ndaj mendimeve që ju japin stres dhe flisni ngadalë për të patur sukses në komunikim. Jupiteri do t’ju ndihmojë të rilidheni me miqtë e vjetër, do të krijoni të rinj dhe do të ndiheni të mbështetur nga shoqëria më shumë se kurrë.

Gaforrja – Lëri të gjitha të shkojnë. Prapavija e Mërkurit do ju ndihmojë të zhvilloni njohuri për të frymëzuar shërimin dhe çlirimin aty ku keni nevojë. Jupiteri do t’i japë karrierës suaj bekime kozmike. Udhëheqja, vetëpunësimi dhe suksese të tjera profesionale po vijnë në rrugën tuaj!

Luani – Prapavija e Mërkurit ndodh në sektorin tuaj shoqëror dhe mund të krijojë keqkuptim me miqtë tuaj. Mos bëni supozime kur nuk jeni të sigurt. Jupiteri do t’ju ndihmojë të zgjeroni horizontet tuaja përmes udhëtimeve e edukimit në mënyrë që të keni sukses.

Virgjëresha – Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të karrierës ndaj kontrolloni dy herë komunikimin dhe ruani qetësinë në jetën tuaj profesionale. Në të njëjtën ditë, fillon një revolucion seksual. Marrëdhënia juaj me intimitetin, erotizmin dhe seksualitetin do të ndryshojë në një mënyrë të bukur dhe shëruese.

Peshorja – Kur di mirë, bën më mirë! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të mençurisë duke ju ndihmuar të merrni parasysh atë që keni mësuar gjatë tre muajve të fundit dhe ta zbatoni. Në të njëjtën ditë fillon një nga periudhat më racionale që keni pasur! Prisni të tërhiqeni nga gjërat e kundërta, partneritetet e reja dhe të thelloni dinamikën aktuale.

Akrepi – Pjesa më seksi e trupit është truri, Akrepa. Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të intimitetit dhe seksualitetit duke ju ndihmuar të riformuloni mënyrën se si angazhoheni intelektualisht me kënaqësi. Jupiteri dëshiron që ju t’i përkushtoheni rutinave, zakoneve dhe praktikave që kultivojnë mendjen, trupin, shpirtin, shëndetin tuaj.

Shigjetari – Kërko mirëkuptim! Prapavijë e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të negociatave duke ju kërkuar të përdorni dëshirën tuaj për t’u kuptuar me një kuriozitet po aq të fortë për të kuptuar njerëzit e tjerë. Jupiteri ju rrit besimin ndërsa filloni të shihni dobësitë tuaja dhe shprehjen e tyre si forcën tuaj më të madhe.

Bricjapi – Janë gjërat e vogla që kanë rëndësi! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të vëmendjes ndaj detajeve duke ju dhënë mundësinë të rimendoni, të ktheheni dhe të riimagjinoni mikro-momentet për sukses. Jupiteri fillon t’ju lidhë me “shtëpinë”: të gjithë njerëzit, vendet dhe përvojat që ju ofrojnë siguri emocionale.

Ujori – Vetëbesimi mund të jetë një zakon, Ujorë! Prapavija Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të vetëvlerësimit dhe do të keni për detyrë të mbroni vetëbesimin tuaj dhe të minimizoni gjasat që ai të zvogëlohet. Jupiteri ju frymëzon të riformuloni qasjen tuaj ndaj komunikimit, dëgjimit dhe vëmendjes për sukses.

Peshqit – Jeni inteligjent emocionalisht, Peshq! Prapavija e Mërkurit fillon të martën në zonën tuaj të ndjenjave duke ju frymëzuar të komunikoni qartë emocionet tuaja. Ju do të keni për detyrë të emërtoni dhe shprehni ndjenjat tuaja në kohë reale. Jupiteri ju jep energji të bollshme! Do të ndryshoni marrëdhëniet tuaja me financat dhe do të përmirësoni sigurinë tuaj financiare./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Georgina Rodriguez konfirmon emrin e plotë të vajzës dhe zbulon portretin e saj të ëmbël

Georgina Rodriguez konfirmon emrin e plotë të vajzës dhe zbulon portretin e saj të ëmbël








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera