Kanë vetëm pak kohë që janë bashkë, por mes Pique dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti kanë nisur debatet. Dyshja janë parë në udhëtime të ndryshme romantike ku janë ndjekur nga paparacët dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Clara, 23 vjeç ka akuzuar yllin e Barcelonës se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën. Pique dhe Clara janë parë së fundmi në Paris, si dhe duke ecur në rrugët e Barcelonës, ku dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur, të kapur për dore. Pak ditë më parë ata janë parë edhe në aeroport kur kanë mbërritur në kryeqytetin katalanas nga udhëtimi i tyre në Francë. Pas kthimit të tyre në Barcelonë, e reja është ankuar te Pique për sjelljen e tij, raportojnë mediat e huaja. Epo shpresojmë që Pique mos të mërzitet shpejt nga kjo lidhje se kështu si e ka nisur…!









