Në një eveniment të madh kulturor dhe një natë të paharrueshme, Spitali Amerikan, së bashku me disa nga artistët më të njohur të skenës kombëtare dhe atë ndërkombëtare, organizon një koncert bamirësie nën emrin “Më shumë tinguj tani e përgjithmonë”. Ky koncert zhvillohet në prag të festimit të 10 vjetorit të krijimit të Spitalit Amerikan me një qëllim sublim për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që janë lindur me problem në sistemin e dëgjimit. Implanti koklear është mrekullia teknologjike e fundit që mundëson sjelljen e tingullit në veshin e paaftë për të dëgjuar. Të ftuar në këtë aktivitet prestigjoz do të jenë disa nga yjet e muzikës lirike dhe asaj trandicionale Shqiptare. Pjesëmarrje e veçantë e sopranos së suksesshme botërore Maria Jose Siri, një nga yjet e skenës ndërkombëtare të momentit duke ardhur direkt nga La Scala, tenorët Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Mario Karaj. Soprano Sindi Mamaqi si dhe këngëtarët Rona Nishliu dhe Dren Abazi së bashku me pianistin Ekland Hasa. Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Italian Francesco Ledda. Koncerti do të jetë nën prezantimin e Ema Andreas. Ky koncert do të sjelli për publikun Shqipëtar aromën e muzikës klasike më të zgjedhur me një repertor brilant nga trojet Shqiptare dhe ariet më të bukura të muzikës botërore. Koncerti do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datë 27 Janar në orën 20.00. Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për realizimin e operacionit për vendosjen e implantit koklear tek fëmijët që kanë lindur me problem në dëgjim. Për më shumë vëmendje dhe përkrahje ndaj kësaj teme shumë sensitive, ju ftojmë të bëheni pjesë!