• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Niveli i lartë i sheqerit gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për sëmundje zemre te fëmija

Një studim i bërë së fundmi ka zbuluar se rreziku për sëmundje zemre te fëmijët e porsalindur është më i lartë nëse nëna gjatë shtatzënisë ka nivel të lartë sheqeri, edhe nëse nuk është në stadin e diabetit.
Studimi është botuar ne Gazetën e Pediatrisë dhe pjesë e tij janë bërë 19.107 nëna, tek të cilat është studiuar niveli i sheqerit nga katër javë përpara shtatzënisë deri në javën e dytë të saj.

Duke qenë se zemra formohet herët gjatë shtatzënisë, fillon të rrahë në javën e tretë dhe në javën e tetë është formuar plotësisht risku është me i larte që problemi të shfaqet.
Prandaj nëse planifikoni të bëheni nëna konsultohuni me mjekun paraprakisht dhe sigurisht gjatë shtatzënisë për të shmangur probleme të këtij niveli.
Këshilla që japim ne për të ulur riskun është aktiviteti fizik. Ecja ose ushtrimet e lehta ndihmojnë gjithashtu në uljen e nivelit të glukozës./revistawho.com